Harduer

Përditësimi i telefonëve Samsung në Android 8.0 Oreo nis në fillim të 2018-ës

Oct 25 2017
0 Shpërndarje
Qëndrimi i Samsung nuk jepte detaje lidhur me pajisjet që do të marrin përditësimin por Galaxy Note 8, Galaxy S8 dhe S8+ do të jenë të parët në këtë listë. Përditësimi i telefonëve Samsung në Android 8.0 Oreo nis në fillim të 2018-ës

Samsung ka zgjedhur heshtjen që nga debutimi i Android Oreo në muajin Gusht.

Deri tani jemi bazuar mbi spekulime lidhur me datat kur kompania do të fillonte përditësimin e telefonëve të saj në versionin më të fundit të Android.

Por ditën e sotme Samsung konfirmoi zyrtarisht situatën përmes sajtit të saj Turk duke thënë se një projekt pilot kishte filluar për Android 8.0 Oreo dhe se sistemi operativ do të dërgohet në fillim të 2018-ës.

Qëndrimi i Samsung nuk jepte detaje lidhur me pajisjet që do të marrin përditësimin por Galaxy Note 8, Galaxy S8 dhe S8+ do të jenë të parët në këtë listë.

Samsung përmend edhe disa prej veçorive që do të përfshihen me Oreo-n. Ato janë: Night Mode, emoji të reja, njoftime të përmirësuara dhe përmirësimi i performancës duke minimizuar aktivitetin e aplikacioneve në sfond.

Lajmi erdhi më 4 Tetor por është dashur ca kohë përpara se të përhapej lajmi përmes Güncel Miyiz, një sajt zyrtar i Samsung.

Pse Samsung vendosi të jepte këtë lajm nga Turqia? Sepse ky vend është ndër të parët që merr përditësimet e versioneve të reja Android. /PCWorld Albanian

 

Lajmet e fundit>