Lajmet

Përditësimi Windows Phone 8.1 Update 1 do të sjellë disa përmirësime në Internet Explorer

Aug 4 2014
0 Shpërndarje
Përditësimi Windows Phone 8.1 Update 1 do të sjellë disa përmirësime në Internet Explorer

internet-explorerPërditësimi i shumëpritur Windows Phone 8.1 Update 1 nga Microsoft pritet të sjell disa veçori të reja si folderat në ekranin Start, sinkronizimin me këllëfët interaktivë dhe më e rëndësishmja është asistenti personal dixhital Cortana. “Tashmë Microsoft ka thënë se Windows Phone 8.1 Update 1 do të ketë të përfshirë edhe përmirësime të shfletuesit të kompanisë, Internet Explorer 11. Windows Phone Update 1 përfshin qindra përmirësime dhe rritje të përshtatshmërisë me uebin mobil të Internet Explorer”, citoi Microsoft në një positm zyrtar në blog. Microsoft vazhdoi më tej duke thënë se ka marrë feedback-un edhe nga zhvilluesit edhe nga përdoruesit përpara përfshirjes të përmirësimeve të IE 11 me përditësimin Update 1 të Windows Phone 8.1.

Një përmirësim madhor mendohet të jetë ndërfaqja e re kur aksesoni rrjetet sociale brenda shfletuesit Internet Explorer që do të jenë të ngjashme me ato në iOS dhe Firefox OS. Microsoft thotë se aksesimi i siteve popullore do të rezultojë në një eksperiencë më të mirë me një sinkronizim më të mirë duke ofruar pamje optimale të përmbajtjeve mobile në pajisjet Windows Phone.

Një nga përmirësimet kryesore është se shfletuesi nuk njihet si mobile dhe iu shfaq përdoruesve eksperiencën e desktopit në pajisjet e tyre mobile. Përditësimi Windows Phone 8.1 Update 1 do të zgjidhë këtë problem. Përditësimi Windows Phone 8.1 Update 1 do të jetë i disponueshëm për zhvilluesit javën e ardhshme. Zhvilluesit do të kenë mundësi të kontrollojnë për veçori të reja në IE dhe Windows Phone duke raportuar edhe problemet direkt tek Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>