Lajmet

Përditësohet aplikacion Box për Android

May 21 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacion Box për Android

tab_image_grid-798x310Shërbimi i hapësirës Cloud Box ka përditësuar aplikacionin e tij për Android. Përditësimi më i fundit sjell një ndërfaqe më të thjeshtuar, një eksperiencë të re në galeri dhe shikim më të shpejtë të dokumenteve.

Përveç ndërfaqes së re, Box ka përditësuar edhe një veçori të galerisë që është më e shpejtë në prezantim dhe navigim të imazheve. Paraparja e dokumenteve ka një performancë më të mirë me opsion për të shikuar në modalitetin “grid” dhe “page thumbnails” si dhe mundësinë për të kërkuar tekst brenda dokumenteve.

Aplikacioni gjithashtu shton mbështetjen për gjuhën Polake dhe Turke. Kjo e çon numrin e gjuhëve të mbështetura në 26 të tilla. Nëse ju blini një pajisje të serive LG G me aplikacionin të pre instaluar ju do të merrni 50 GB hapësirë falas për një vit. Për të gjithë të tjerët do të merrni 10 GB hapësirë falas për shërbimin e ofruar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>