Lajmet

Përditësohet aplikacioni Dropbox në telefonët Windows me funksionalitetin e shpërndarjes së direktorive

Feb 21 2015
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Dropbox në telefonët Windows me funksionalitetin e shpërndarjes së direktorive

dropbox_icon-100031481-gallery

Aplikacioni Dropbox për Windows Phone ka vetëm 1 muaj që është pjesë e platformës mobile të Microsoft. Por këtë fundjavë aplikacioni fitoi një veti mjaft të rëndësishme dhe bëhet fjalë për mundësinë për të punuar me direktoritë e ndara me miqtë (Shared Folders).

Versioni 1.1 i aplikacionit është pjesë e dyqanit të aplikacioneve Windows Store. Esencialisht, falë këtij përditësimi përdoruesit e Dropbox nga një telefon Windows do të mund të krijojnë, të editojnë dhe të ndajnë direktori me miqtë e tyre. Këto direktori mund të vendosen në ekranin Start të smartfonit për një përdorim të shpejtë.

Përdorimi i kësaj karakteristike më të fundit është i thjeshtë dhe bazik. Klikoni mbi folderin që doni të dani dhe duke mbajtur të shtypur automatikisht do të shfaqet një menu ku duhet të përzgjidhni opsionet “share” dhe “invite to folder”. Pasi të keni vendosur adresën e postës elektronike të mikut tuaj, mjafton ta konfirmoni përmes butonit “Confirm”.

Dropbox është një aplikacioni i ri në platformën Windows Phone. Me shtimin e kësaj veçorie që ka qenë pjesë e këtij aplikacioni në platformat e tjera si Android dhe iOS, nuk do të thotë se version në Windows tani mund të matet me atë të konkurrentëve. Akoma ngelet shumë për të bërë, gjithësesi është një tjetër fije shpresë për platformën e Microsoft që vuan nga mungesa e aplikacioneve qoftë në sasi ashtu dhe cilësi krahasur me rivalët.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>