Lajmet

Përditësohet aplikacioni Gmail për iOS

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Gmail për iOS

gmail1Google ka përditësuar aplikacionin e saj Gmail për iOS më një sfond të rifreskuar që do të thotë se tani do të njoftoheni automatikisht për e-mail-et. Kur ju merrni një e-mail të ri, do të keni një lajmërim në ekran për një mesazh të ri në postën tuaj dhe mund ta aksesoni thjesht duke klikuar mbi lajmërimin.

Ndërkohë që Google arnoi mbështetjen për API në sfond të Apple në nëntorin e vitit të shkuar, ndodhi që kjo veçori nuk ishte e aktivizuar në iPad dhe iPhone. Tashmë mund të aksesoni veçorinë e ofruar nëse jeni në iOS 7 dhe keni njoftimet dhe refreskimin e sfondit të aktivizuar.

Për me tepër, Google ka shtuar edhe një proces aksesimi të thjeshtuar, kështu që kur aksesoni Gmail-in tuaj për herë të parë ju do të aksesoheni automatikisht edhe në Google Maps, Google Drive, Youtube dhe Chrome gjithashtu. Kjo mund të jetë irrituese për përdoruesit me disa llogari Gmail, por mund të jetë e konfigurueshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

GmailiOS
Lajmet e fundit>