Lajmet

Përditësohet aplikacioni Google News për përdoruesit e Android dhe iOS

Dec 9 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Google News për përdoruesit e Android dhe iOS

newspaper-645x250Google ka njoftuar se tashmë ka përditësuar aplikacionin ueb Google News për përdoruesit e Android dhe iOS.

Versioni i ri do të jetë i disponueshëm ditët në vazhdim në SHBA dhe së shpejti kompania ka në plan që të ofrojë të njëjtën eksperiencë për përdoruesit në mbarë botën. Në qoftë se dëshironi të shihni ndryshimet e radhës mund të klikoni në këtë link https://news.google.com/ në versionet mobile të shfletuesve Chrome ose Safari.

Në qoftë se nuk shfaqen ndryshimet atëherë mund t’i hidhni një sy fotove të mëposhtme për të mësuar më tepër rreth tyre.

google_news_mobile_web_appTek ndryshimet përfshihen:

– Përmirësimi i dizajnit ka lehtësuar leximin dhe gjurmimin e lajmeve.

– Tashmë ofrohet mundësia për të personalizuar këtë aplikacion ueb me qëllim përshtatjen e tij sipas shijeve të secilit përdorues. Për shembull, sfondi mund të bëhet i bardhë ose i zi, mund të ndryshohen përmasat e shkrimit ose mund të aktivizohen “story card” me përmasa më të mëdha që shfaqin më tepër informacion për një lajm të caktuar.

– Thjeshtimi i navigimit ndaj çdo seksioni në brendësi të News. Mjafton të klikoni në ikonën e Google News në pjesën e sipërme, majtas të ekranit për të parë se cilët seksione janë të disponueshëm (përfshirë këtu edhe seksionet e krijuar nga vetë përdoruesi).

– Lehtësimi i integrimit me Google Feedback që është pozicionuar në menunë që ndodhet në pjesën e sipërme, djathtas.

Google gjithashtu ka deklaruar se ka shtuar disa opsione që ndodhen në versionin e Google News për desktop, përfshirë këtu informacionet për motin në seksionin Local si dhe opsionin e famshëm “Editors Picks”. Fatkeqësisht, pjesë e lajmit do të jenë edhe postimet sociale në Google+ që lidhen me këtë histori. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>