Lajmet

Përditësohet aplikacioni Google Search për pajisjet me sistem iOS

Dec 22 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Google Search për pajisjet me sistem iOS

P1040887-786x305Google ka përditësuar aplikacionin Search për pajisjet Apple për t’a përshtatur atë sa më shumë ndaj dizajnit të ri të iOS7.

Ndër ndryshimet e realizuara përfshihen shfaqja e plotë e ndërfaqes së përdoruesit dhe faqes së shërbimit Google Now sa përmasat e ekranit. Janë ndryshime të thjeshta, por duke marrë parasysh se aplikacioni Google Search ka qenë gjithnjë i dizajnuar mirë dhe nuk ndryshonte shumë nga dizajni i iOS 7, kjo gjë është e kuptueshme.

Sapo të hapni aplikacionin do të vini re fshehjen e menusë ku tregohet gjendja e baterisë dhe që ndodhet në krye të ekranit.

Google ka shtuar gjithashtu “integrim më të mençur” me aplikacionin Google Maps për iOS. Nuk dihen ende detajet e përditësimit të këtij opsioni specifik megjithatë mund të vihet re menjëherë se sa shpejt ngarkohen hartat nëpërmjet aplikacionit Google Search.

Në qoftë se shtypni butonin transparent “Get Directions” që ndodhet në krye të ekranit, atëherë do të kaloni direkt në aplikacionin Google Maps.

Ndërkohë në aplikacionin e navigimit të Google, menuja “Return to Google” tashmë ndodhet në krye të ekranit dhe sërish aplikacioni shfaqet në gjithë ekranin.

Për përdoruesit e iPad-ëve Google sapo ka shtuar opsionin e veçantë për kërkimin e imazheve në mënyrë që përdoruesit të gjejnë fotot e dëshiruara pa qenë e nevojshme që të ngarkojnë aplikacionin Google Chrome për iOS. (PCWorld Albanian)

Tags >

GoogleiOS
Lajmet e fundit>