Lajmet

Përditësohet aplikacioni Hangouts në Android

Apr 22 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Hangouts në Android

hangouts-updatedGoogle po realizon një përditësim të ri në aplikacionin Hangouts në Android, i cili përfshin disa ndryshime me veçori të reja që bëjnë të mundur bashkimin e SMS dhe Hangouts në një vend të vetëm tek kontaktet tuaja.

Gjithashtu është thjeshtuar lista e kontakteve dhe shumë ndryshime të tjera. Për të pasur një ide më të qartë se çfarë ndryshimesh kanë ardhur në përditësimin më të fundit, më poshtë keni një listë me ndryshimet më të mëdha të publikuar nga një inxhinier i Google, Mike Dodd:

-Bashkëbisedat e Shkrira: Bashkëbisedat SMS dhe Hangouts me të njëjtin marrës tashmë janë të kombinuara në një bashkëbisedim të vetëm. Ju mund të kontrolloni se kur doni të dërgoni një mesazh përmes Hangouts ose me SMS. Sigurisht që ju mund të ndani dhe bashkoni bashkëbisedimet që ju pëlqeni.

– Lista e kontakteve e thjeshtuar: Tashmë janë dy sektorë kryesorë kontaktesh. Njerëzit që ju keni bashkëbiseda me Hangout, dhe kontaktet e telefonit, duke e bërë më të lehtë të navigoni dhe më lehtë të përdorni për SMS.

– Tashmë Hangouts shfaqen në ndërfaqen tuaj Home për akses të shpejtë të bisedave më të fundit

– Përmirësime të performancës vijnë në këtë përditësim për cilësi më të mirë të thirrjeve me video, si dhe stabilitet më të mirë për SMS dhe MMS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>