Lajmet

Përditësohet aplikacioni i postës elektronike Gmail në iOS

Mar 7 2015
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni i postës elektronike Gmail në iOS

foto1Gjigandi i softuerit Google, ka lançuar një përditësim madhor të aplikacionit Gmail në iOS. Ky përditësim përfshin një gamë karakteristikash të reja të cilat e distancojnë aplikacionin nga versioni i vjetër 4.0 dhe përmban një sërë tiparesh shumë të përdorshme.

Aplikacioni Gmail për iOS tani mbështet arkivimit e e-mail-eve dhe përgjigjen direkt nga njoftimi përkatës, një karakteristikë kjo e kërkuar nga të gjithë përdoruesit që pas lançimit të iOS 8. Përditësimi gjithashtu ofron mundësinë e ngjitjes së dokumenteve nga aplikacione të pales së. Ky tipar i ri, gjithashtu. E thënë me fjalë të tjera, me anën e tij ju mund të aksesoni dokumentet e ngjitura në e-mail direkt në një aplikacion tjetër, në mënyrë që t’i shikoni apo redaktoni ata.

Përditësimi është i disponueshëm falas në App Store që prej këtij momenti. Në mënyrë të përmbledhur, ndryshimet e ofruara për ju nga Google janë këto:

* Ndërmerrni aksione të shpejta: Arkivoni dhe ktheni mesazhe të shpejta direkt që nga lajmërimi (notification)

* Dërgoni me e-mail skedarë nga aplikacione të tjera: Bashkëngjit foto dhe dokumente në Gmail direkt nga aplikacioni juaj i preferuar.

* Hapni dokumentet tuaja të bashkëngjitura në aplikacionin Gmail në çdo aplikacion të mundshëm. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>