Softuer

Përditësohet aplikacioni i YouTube për Google TV

Feb 13 2012
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni i YouTube për Google TV

Gjatë ditës së djeshme, ndërmarrja Google lajmëroi që është duke e përditësuar përvojën e YouTube në Google TV, me një aplikacion të ri dhe të tjetërsuar. Aplikacioni për YouTube në Google TV është i gatshëm në tregun e aplikacioneve për Android. Shtytja e parë e Google TV ishte që t’ia krijojë përdoruesit një përvojë që në një mënyrë të paparë më parë përzien videot në ueb me televizion, për të ndryshuar rrugën sipas të cilës konsumatorët ndërlidhen me TV, por Google TV i parë nuk ishte edhe aq i suksesshëm.

Në lajmërimin e vet të djeshëm, Google është duke premtuar disa “përmirësime të mëdha” në aplikacionin e vet të ri për YouTube, në mesin e të cilave përfshihet një zhvendosje më e shpejtë dhe më e mprehtë, e po ashtu edhe disa shtese të nevojshme në UX-n e vet, si veçorinë “Discover”, që kryesisht i sjell kategoritë e kanaleve nga YouTube në Google TV, duke e zhvilluar mundësinë për të shfletuar brenda aplikacionit. Ata gjithashtu kanë sjell faqen e vet të re për kanale, duke ua mundësuar përdoruesve për të lëshuar video dhe lista videosh dhe të abonohen tek kanalet që përdoruesi dëshiron./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>