Lajmet

Përditësohet Digg RSS Reader për iOS

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet Digg RSS Reader për iOS

Digg RSSDigg Reader, që është përpjekja nga Digg për të mbushur zbrazësinë kur Google Reader pritet të largohet gjatë këtij muaji, u hap në versionin beta gjatë kësaj jave dhe shërbimi doli për pajisjet mobile si një përditësim për aplikacionin Digg për iOS, që është pikërisht koha kur Digg kishte planifikuar që ta bënte lajmërimin.

Largimi i Google Readear ka nxitur shërbime të ndryshme RSS që të “përveshin” mëngët dhe të marrin kurorën kur të ndalet Google Reader, por përpjekja e Digg është njëra nga më të theksuarat dhe mbase një alternativë mjaft e qëlluar për përdoruesit e rregullt të Google Reader.

Lexuesit RSS nga Digg po i shtohen veçori të reja të futura në aplikacionin ekzistues të Digg në vend se të zhvillohet një aplikacion nga zeroja për RSS.

Kjo i jep Digg-ut një përparësi për të kursyer kohë dhe mundësi të mirë për të marrë sa më tepër përdorues dhe do të ndihmojë shërbimin e vet që të marrë të dhëna nga Google Reader.

Shërbimi mundëson një importim në çast të furnizuesve me artikuj në Google Reader në pajisjet mobile, ndonëse disa përdorues të hershëm tashmë kanë pasur probleme me këtë dhe lloji i zakonshëm i opsioneve që iu mundësojnë furnizuesve që të shqyrtohen me ose pa fotografi, artikuj të hapur në lidhje të reja, etj. (PCWorld Albanian)

Digg RSS1

Tags >

iOS
Lajmet e fundit>