Lajmet

Përditësohet Dropbox për Android me disa veçori të reja

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Dropbox për Android me disa veçori të reja

dropbox_android_dualDropbox gjatë të hënës përditësoi aplikacionin e vet për Android me mbështetjen për paraqitjen e dokumenteve dhe një funksion të rregulluar të kërkimit. Ju mund ta shkarkoni versionin e ri që tani drejtpërdrejt nga Google Play.

Vëzhgimi apo paraqitja e dokumenteve nënkupton që ju tani mund të shikoni, shkoni poshtë dhe lartë dhe zmadhoni apo zvogëloni pamjen përgjatë një dokumenti në Word, prezantimi në PowerPoint ose ndonjë skedari të tipit PDF në Dropbox-in tuaj drejtpërdrejt në pajisjen tuaj Android pa pasur nevojë që të dilni nga aplikacioni Dropbox.

Përmirësimet e kërkimit përfshijnë disa gjëra: ju tani mund të kërkoni në folderë specifikë ose në tërë Dropbox-in tuaj, aplikacioni mban regjistër për kërkimet tuaja të fundit, ai i bën sugjerimet “shkruaj ende” pavarësisht nga operacioni që është duke u kryer teksa shkruani në kërkimet tuaja dhe po ashtu thekson emrat e skedarëve ose folderëve që përputhen teksa e shkruani kërkimin tuaj.

Të gjitha ndryshimet e bëra në këtë version janë si vijon:

· Paraqitja brenda aplikacionit e skedarëve të formatit Word, PowerPoint dhe PDF.

· Përvoja të reja të kërkimit që ndjekin kërkimet e fundit dhe shfaqin sugjerime teksa vazhdoni të shkruani.

· Leje vetëm për të shikuar folderët e shpërndarë për përdoruesit e Dropbox for Business.

· Përmirësime në menaxhimin e cache-it.

· Shumë përmirësime dhe arnime të vrimave.

Pika e tretë ia vlen të tregohet më në hollësi: aplikacioni tani mundësinë që të vendos folderë të shpërndarë të cilët vetëm mund të shikohen. Kjo është gjë e posaçme për konsumatorët e Dropbox for Business në programin e qasjes së hershme, por mund të zgjerohet kur të jetë gati. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>