Lajmet

Përditësohet Facebook Messenger për Windows Phone tre muaj pas debutimit

Jun 6 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Facebook Messenger për Windows Phone tre muaj pas debutimit

144149793-786x305Facebook ka përditësuar aplikacionin Facebook Messenger për Windows Phone me dy veçori të reja dhe përmirësime të performancës. Ju mund të shkarkoni versionin e ri tashmë direkt nga Windows Phone Store.

Kapja dhe shpërndarja e imazheve tashmë është shumë e shpejtë teksa ky proces qëndron larg vetëm një prekje mbi ekran (ngjashëm me Android dhe iOS), kështu që nuk keni pse të largoheni nga aplikacioni për të kapur imazhe veçmas përmes aplikacionit të kamerës. Për më tepër, riorganizimi i galerisë së imazheve ju jep një akses më të shpejtë të imazheve në telefonin tuaj.

wp_ss_20140605_0001_3EEA6D25-220x366Gjithashtu në këtë përditësim vjen edhe një seksion i ri i quajtur “Groups” për krijimin, menaxhimin dhe bashkëbisedimit më disa njerëz në të njëjtën kohë. Ju gjithashtu mund ti vendosni këto Grupe në ekranin Start për akses më të shpejtë.

Më poshtë është edhe lista e ndryshimeve në version 5.0 të Facebook Messenger për Windows Phone:

– Grupet: Tashmë mund të krijoni grupe më njerëzit që bashkëbisedoni më së shumti.Ju mund ti emërtoni, të vendosni foto për grupet dhe ti mbani të gjithë në një vend.

– Shpërndarje e menjëhershme e imazheve: Tashmë mund të kapni imazhe dhe ta dërgoni me një prekje. Plus, është më e lehtë të dërgoni imazhe nga galeria juaj.

– Përmirësime të vazhdueshme: Po punohet për ta bërë aplikacionin më të qëndrueshëm dhe të përdorë më pak të dhëna

Ajo çfarë është fantastike në Facebook Messenger për Windows Phone është një përditësim që vjen vetëm tre muaj pas debutimit fillestar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>