Lajmet

Përditësohet Facebook për Windows Phone 8

Apr 3 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet Facebook për Windows Phone 8

faceboo windows phone 8Microsoft-i nuk e kishte përditësuar aplikacionin e tij të Facebook-ut për Windows Phone 8 që në dhjetor, por ditën e martë kompania e ndryshoi duke nxjerrë versionin 4.2.

Fatkeqësisht nuk ka asnjë të dhënë se çfarë ka ndryshuar. Microsoft-i krijoi versionet e veta të aplikacionit, në ndryshim nga iOS dhe Android që i morën të gatshme nga rrjeti social.

Versioni i ri lejon komunikimin me video HD, por gjithashtu ka mbështetje për “ikona tiles”, të cilat e lejojnë përdoruesin ta shfrytëzojë aplikacionin që në faqe të parë të telefonit.

Gjithashtu u shtuan dhe lajmërimet në ekranin e parë si dhe gjithashtu mundësia për të bërë thirrje konferencash me 40 njerëz.

Lajmet e fundit>