Lajmet

Përditësohet Google+ për Android

Jun 14 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet Google+ për Android

Google+ është duke marrë disa përmirësime në sistemin e vet të lajmërimeve, që përmirësimi më i madh është sinkronizimi përgjatë të gjitha pajisjeve.

Me këtë përmirësim, kur ju lexoni ose ju humbet një njoftim në një pajisje, i njëjti veprim do të pasqyrohet tek të gjitha pajisjet e juaja, kështu që nuk do të keni nevojë të bezdiseni me klikime të përsëritura.

Përditësime të tjera përfshijnë një ikonë të re për njoftim dhe një sirtar i përditësuar me njoftime, që ndan disa gjëra të reja nga gjërat që janë lexuar më parë. Sipas Vic Gundotra të Google, përmirësimet e njoftimeve do të lëshohen gradualisht duke filluar me Android-in, e më pas do të vijnë në ueb dhe iOS.

Ajo që ka ardhur gjatë të enjtes është një aplikacion i përditësuar për Android. Duke vazhduar përpjekjet e ndërmarrjes për të krijuar një përvojë më të vazhdueshme përgjatë aplikacioneve të veta, Google+ për Android gjatë të enjtes mori një dizajn të përditësuar të menusë.

Për më tepër, aplikacioni mori veçori të reja, duke përfshirë opsionin për të fshirë fotografi dhe mundësinë për të parë ri-shpërndarjet kur e shtypni një postim. Aplikacioni i përditësuar i Google+ për Android tani është në dispozicion në Google Play. (PCWorld Albanian)

google plus android

Lajmet e fundit>