Lajmet

Përditësohet me cilësi të reja aplikacioni Google Keyboard

Oct 17 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet me cilësi të reja aplikacioni Google Keyboard

gsmarena_001 (1)Google ka prezantuar sistemin e ri Android 5.0 Lollipop, por mesa duket kompania nuk po bën ndonjë “pushim” për sa i përket lançimeve të reja. Kompania deklaroi se aplikacioni Google Keyboard është përditësuar, duke sjellë kështu shtim të disa gjuhëve të reja dhe disa cilësive në menu.

Gjuhët e reja përfshijnë Bengali, Hindi, Kannada, Malayalam, Marathi, Tamil dhe Telugu. Google ka bërë menunë e aplikacionit më të organizuar, duke grupuar cilësi të ndryshme në kategori.

Google Keyboard gjithashtu do të ketë më pak probleme në përdorim për sa i përket funksionalitetit të saj. Aplikacioni mund të përditësohet në të gjitha pajisjet inteligjente. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>