Lajmet

Përditësohet PayPal për Windows Phone, ofron eksperiencë të njëjtë me versionin për Android dhe iOS

Aug 21 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet PayPal për Windows Phone, ofron eksperiencë të njëjtë me versionin për Android dhe iOS

paypal_wp-520x288PayPal përmirësoi aplikacionin e tij për Windows Phone me të njëjtën eksperiencë që përjetoni në platformat Android dhe iOS. Ju mund të shkarkoni versionin e ri direkt nga Windows Phone Store.

Versioni i ri mbështet blerjet në dyqane, lokalizimin dhe blerjen e ofertave, blerjen përmes Check-in si dhe porositjen e produkteve në biznese lokale që pranojnë Paypal si mënyrë pagese. Kompania po ashtu thekson se disa restorante do t’ju lejojnë të paguani përmes smartfonin tuaj.

PayPal thotë se gjithashtu po shikon kërkesën e lartë për aplikacionin e Windows Phone në Gjermani, Britani dhe SHBA. Kompania shpreson që ky rifreskim të sjell përdorues të shteteve të tjera sepse ky është një lëshim global. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>