Lajmet

Përditësohet Shazam, tani mund të dëgjoni këngën e plotë brenda aplikacionit

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Shazam, tani mund të dëgjoni këngën e plotë brenda aplikacionit

gsmarena_001Kompania Rdio dhe Shazam kohët e fundit kanë punuar bashkë për përditësimin e aplikacionit Shazam. Më parë, pas indentifikimit të këngës, aplikacioni duhej mbyllur, në mënyrë që ta kërkoje në internet.

Tashmë Shazam mundëson dëgjimin e plotë të këngës që në momentin që ju e identifikoni atë. Fatkeqësisht shërbimi i ri që iu shtua Shazam do të jetë me pagesë. Përdoruesit e tjerë thjesht do të marrin një përmbledhje të këngës.

Këngët që ju do të dëgjoni nëpërmjet aplikacionit Shazam dërgohen automatikisht në një listë këngësh. Krahas kësaj do të shtohet edhe një opsion “Add to Playlist”, i cili ju lejon të krijoni një listë këngësh sipas dëshirës suaj. Për momentin ky përditësim është i gatshëm vetëm për sistemin operativ iOS. Përdoruesit e sistemin Android do të duhet të presin edhe disa ditë. (PCWold Albanian)

Lajmet e fundit>