Lajmet

Përditësohet Skype për iOS pas katër vitesh

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Skype për iOS pas katër vitesh

0612_skype2-798x310Aplikacion Skype për iOS ishte një lëmsh i vërtetë. Por me përditësimin që i është bërë, më në fund gjërat po hyjnë në rrjedhën e duhur dhe përditësime të vazhdueshme tashmë janë në plan. Kështu, Skype ridizenjoi aplikacionin për iOS për herë të parë pas katër vitesh. Aplikacioni ngjante shumë sikur të ishte në iOS 4. Kjo sepse pikërisht në atë kohë aplikacioni kishte marrë një përditësim të fundit madhor.

Aplikacion i ri i përmirësuar i Skype redukton “rrëmujën” dhe fokusohet më shumë në trendin e shkëmbimit të mesazheve dhe bisedave. Në fakt menuja në fund tashmë ka dy veçori madhore, thirrjet dhe mesazhet. Për të gjetur kontaktet, të preferuarat dhe thirrjet e fundit mjafton një tërheqje nga dy anët e ekranit. Tashmë nuk është e nevojshme prekja e shumëfishtë për të startuar një bisedë ose thirrje. Vetëm prekni mbi ekran njëherë dhe filloni bisedën.

Këto ndryshime erdhën pasi Skype ka dëgjuar përdoruesit dhe po starton çdo gjë nga fillimi. “Ne kemi ndërtuar një aplikacion tërësisht të ri duke u bazuar në mënyrën sesi përdoret nga përdoruesit në telefonët e tyre”, tha menaxheri i produktit Eric Levine. Tashmë version i ri është më i shpejtë për të naviguar përmes menuve. Ngjason më një aplikacion modern dhe animacione dhe thjeshtësi në përdorim duke ndihmuar përdoruesit të komunikojnë më lehtë më miqtë dhe familjen.

0612_skype-730x431Skypë vazhdimisht ka pasur vështirësi në kërkimi e miqve të rinj për të biseduar. Kjo është me të vërtetë një hendek i madh për Skype. Për shumë njerëz Skype ka qenë një mënyrë e të bashkëbiseduarit me video me miqtë, ndërsa në vitet e fundit të gjithë i kanë kthyer sytë nga aplikacionet e mesazheve. Skype i ri është një hap i madh në drejtimin e duhur. Por për shumë përdorues tashmë mund të jetë tepër vonë për të filluar të përdorin aplikacionin e video konferencave për të komunikuar me mesazhe tekst. (PCWorld Albanian)

Tags >

iOSSkype
Lajmet e fundit>