Lajmet

Përditësohet Skype për Windows 8

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet Skype për Windows 8

SkypeAplikacioni Skype për Windows 8 kishte marrë shumë kritika nga përdoruesit të ciliët e ndjenin se atij i mungonin shumë funksione.

Këtë javë aplikacioni mori një azhurnim në Windows Store i cili i shton një mangësi të rëndësishme. Kjo është aftësia për të shkëmbyer foto dhe materiale të tjera nëpërmjet njëri tjetrit.

Kjo do të thotë që ata njerëz që po flasin në konferencë video apo me mesazhe mund të shkëmbejnë në të njëjtën kohë foto, dokumente apo edhe skedare të tjera pa qenë nevoja të shkojnë në aplikacione të tjera. Kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe për përdoruesit e Windows 8 të cilët e përdorin Skype rregullisht.

Gjithashtu me azhurnimin janë bërë dhe disa përmirësime në performancë si dhe arrnimi i disa vrimave. Le të shpresojmë që do të vazhdojmë të marrim funksione të reja në azhurnimet e ardhshme, dhe veçanërisht për video mesazhet e reja të cilat hynë në fazën beta.

Me sa është raportuar versionet Windows do ta marrin këtë funksion në prill. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>