Lajmet

Përditësohet Surface 2, përmirësohet jetëgjatësia e baterisë dhe funksionimi i pajisjes

Nov 13 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet Surface 2, përmirësohet jetëgjatësia e baterisë dhe funksionimi i pajisjes

surface2_large_verge_medium_landscapeMicrosoft është duke përditësuar edhe Surface 2 edhe Surface Pro në turnin e përditësimeve gjatë Arnimeve të të Martës.

Surface 2 duket të jetë qendra e vëmendjes për ndërmarrjen Microsoft, ku pjesa më e madhe e përditësimeve kanë qenë për të përmirësuar Wi-Fi, Bluetooth, kamerën dhe audion.

Përditësimi i këtij produkti po ashtu pritet të përmirësojë qëndrueshmërinë dhe funksionimin e sistemit, por mbase edhe jetëgjatësinë e baterisë, që mund të jetë njëra nga gjërat më të mirëseardhura.

Gjatë disa testimeve të bëra nga The Verge është gjetur që Surface Pro 2 tejkalonte Surface 2 në jetëgjatësinë e baterisë dhe do të shohim nëse përditësimet e bëra gjatë të martës kanë përmirësuar situatën.

Edhe Surface Pro 2 ka pësuar disa përditësime të vogla. Një drajver më i mirë për LifeCam do të përmirësojë funksionimin e kamerës dhe drajverët e freskuar për Wi-Fi dhe Bluetooth pritet të bëjnë përmirësimin e Miracast-it.

Që të dy bashkësitë e përditësimeve pritet të jenë në dispozicion pas pak kohe përgjatë Windows Update. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>