Lajmet

Përditësohet Ubuntu 14.04. Sjell mbështetje për harduerët e rinj dhe një version të ri kernel të Linux

Feb 26 2015
0 Shpërndarje
Përditësohet Ubuntu 14.04. Sjell mbështetje për harduerët e rinj dhe një version të ri kernel të Linux

ubuntu-laptopCaonical sapo ka publikuar versionin e radhës të sistemit operativ Ubuntu 14.04.2. Ky është përditësimi i dytë që i bëhet versionit 14.04 të Ubuntu. Si gjithmonë me çdo përditësim mbërrin edhe mbështetja për harduerët e rinj kshuqë përdoruesit do të mund të instalojnë Ubuntu 14.04 edhe në kompjuterat e rinj.

Realisht ata që kanë instaluar këtë system operativ nuk do të marrin përditësime të driverave por ata që kanë hasur probleme, ky përditësim është zgjidhja e tyre.

Ubuntu 14.04 është një shërbim afat gjatë ose siç njihet ndryshe LTS. Ky version do të mbështetet gjer më 2019. Versioni i radhës LTS do të jetë ai 16.04 dhe do të publikohet në Prill të 2014. Normalisht, versionr të reja të sistemit operativ mbërrijnë çdo muaj por që nuk sjellin përditësime madhore sa version LTS. Për këtë Ubuntu sjell përditësime të vazhdueshme në version LTS për shkak të afatit të tyre të mbështetjes që zotërojnë.

Përditësimet e versioneve LTS sjellin edhe një kernel më modern të Linux. Kjo përkthehet ndryshe në mbështetje për harduerët sidomos për kompjuterat e rinj. Ubuntu 14.04.2 përdor një version kernel 3.16 ndërsa origjinali i pa përditësuar i Ubuntu 14.04 ka një kernel 3.13. (PCWorld Albanian)

ubuntu-install

Lajmet e fundit>