Lajmet

Përditësohet versioni i Facebook për Android

Jun 7 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet versioni i Facebook për Android

facebookFacebook ka përditësuar versionin e aplikacionit për Android duke shtuar për përdoruesit disa opsione të reja.

Kjo vlen edhe për përdoruesit e Facebook Home. Ky version tashmë mund të shkarkohet direkt nga Google Play Store.

Ndryshimi kryesor që do të preferohet shumë edhe nga përdoruesit ka të bëjë me kontrollin e audiencës për publikimet e postuara duke përzgjedhur kështu midis (Public, Friends, Only me ose Custom).

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me mundësinë për të dërguar disa foto njëkohësisht në një mesazh të vetëm. Ky nuk është një përmirësim madhor, megjithatë është i dobishëm për ata persona që regjistrojnë disa foto dhe kanë dëshirë që t’i ndajnë menjëherë me miqtë e tyre në Facebook.

Disa ndryshime të tjera janë:

– Përmirësime përsa i përket qëndrueshmërisë dhe memories

– Janë ndrequr disa gabime (bugs). (PCWorld Albanian)

facebook android

Lajmet e fundit>