Lajmet

Përditësohet versioni i platformës Feedly për celularë

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Përditësohet versioni i platformës Feedly për celularë

feedlyMenjëherë pas njoftimit për mbylljen e Google Reader, platforma për leximin e RSS-ve Feedly përditësoi aplikacionin për smartfonë duke shtuar cilësi të reja të rëndësishme.

Me këtë motor kërkimi leximi i publikimeve më të fundit në ueb realizohet shumë shpejt.

Fusha e kërkimit përpiqet që të plotësojë automatikisht vazhdimin e fjalës që po shkruani duke mundësuar zbulimin e shpejtë të titujve dhe faqeve të reja.

Sipas Feedly algoritmi i ri i kërkimiti i referohet gjithnjë miliona ndërveprimeve të përdoruesve të tjerë që do të thotë se është gjithnjë në përmirësim.

Markimi i artikujve nëpërmjet opsionit “Must Read Item” do të shfaqet automatikisht në faqen ditore të Feedly duke bërë që të mos harroni ta lexoni atë.

Përditësimi ka shtuar opsionin Refresh si dhe një ikonë të re “Tile View” klikimi i të cilës bën që titujt të kontrollohen shumë më shpejt.

Një tjetër opsion i shtuar pas përditësimit është suportimi i Google +. Gjithashtu në rubrikën Settings mund të përzgjidhni rrjete të caktuara sociale, në rast se preferoni ndonjë në veçanti në mënyrë që të shfaqet si “shortcut” në panelin e ndarjes me miqtë të artikujve. (PCWorld Albanian)

Tags >

feedly
Lajmet e fundit>