Lajmet

Përditësohet versioni për ueb i Vine, bëhet i ngjashëm me YouTube

May 2 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet versioni për ueb i Vine, bëhet i ngjashëm me YouTube

Vinee webVine dëshiron që t’iu japë të gjithëve në botë mundësinë që të shikojnë videot e juaja prej gjashtë sekondash. Kështu që gjatë të enjtes, kompania ka bërë lëshimin e një forme tërësisht të re të uebfaqes së saj dhe tani më i ngjan mjaft faqes YouTube – në koncept. Videot janë natyrisht më të shkurta dhe faqja duket mjaft ndryshe.

Përpara të enjtes, faqja e Vine-it iu mundësonte vetëm përdoruesve të regjistruar që të vizitojnë ballinën e faqes ose ta vizitojnë profilin e dikujt tjetër për të parë klipet e tyre. Ai ishte një fillim i mirë, por tani Vine është duke shtuar disa veçori të reja duke përfshirë lista me video, video të veçuara, kanale, etiketa në trend dhe një seksion të posaçëm për videot “e popullarizuara tani”.

Klipet e rastësishme vazhdimisht lëshohen prapa shiritit të kërkimit të faqes, kështu që ju mund të shikoni Vines edhe pa klikuar ndonjë gjë. Disa nga këto veçori që përmirësojnë zbulimin e videove kanë ekzistuar kohë më parë në aplikacionin mobil Vine, por tani ato janë duke ardhur edhe në versionin për ueb.

Fatmirësisht, nuk kërkohet një llogari për të shfletuar përgjatë videove më të mira në Vine – një ndryshim i cili me siguri është bërë për të rritur numrin e përgjithshëm të personave që e vizitojnë faqen. Twitter ka pasur mjaft probleme me zgjerimin në krahasim me Facebook-un; ngjashëm edhe Vine është duke pasur probleme që të vendoset në listën e aplikacioneve të parapëlqyera nga përdoruesit.

Ai asnjëherë mund të mos bëhet aq i popullarizuar si Instagram, por ky zgjerim në ueb (së bashku me përmirësime të tjera si dërgimi i mesazheve) nuk mund të dëmtojnë mundësitë e Vine-it. (PCWorld Albanian)

Tags >

Vine
Lajmet e fundit>