Lajmet

Përditësohet Viber për Android dhe iOS me opsionin e ri për video-thirrjet

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Përditësohet Viber për Android dhe iOS me opsionin e ri për video-thirrjet

viberupdateViber ka përditësuar versionet e aplikacionit të saj për sistemet operative Android dhe iOS. Veçoria më e re që i shtohet versionit 5.0 të aplikacionit është komunikimi nëpërmjet videove.

Ky përditësim e bën aplikacionin Viber shumë të përfarët me Skype, i cili është shërbimi më i përdorur për thirrjet me video.

Versioni i ri i Viber sjell një ndërfaqe të re për përdoruesit e sistemit operativ Android dhe opsione për një menaxhim më të mirë në iOS.

Viber gjithashtu është përditësuar edhe për kompjuterët personal. Në aplikacionin për PC ju mund të shikoni një përmirësim të ndërfaqes, përmirësim të galerisë dhe do të vëreni një performancë më të mirë gjatë përdorimit.

Në përgjithësi, Viber tashmë ju lejon që të shtoni një kontakt të ri shumë thjeshtë, vetëm duke shtypur në numrin ose të skanoni kodin special QR të personit që dëshironi të shtoni.

Përditësimi i aplikacionit është i disponueshëm në Google Play Store dhe Apple App Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Viber
Lajmet e fundit>