Softuer

Përditësohet aplikacioni Facebook Android

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Përditësohet aplikacioni Facebook Android

Versioni i mëhershëm i aplikacionit Facebook për sistemin operativ të Google, Android nuk ishte as për së afërmi me cilësinë dhe kualitetin që ofronte versioni për iPhone, dhe me versionin e re duket se janë marr shumë gjëra me seriozitet dhe tani ndryshimet pozitive vërehen.

Versioni më i ri i Facebook për Android tani veçohet me një funksionalitet më të madh, që përfshin edhe lëshim të videove, aftësinë për tu përgjigjur ndaj kërkesave për miqësi dhe gjithashtu është prezantuar edhe një faqe kqyresore e përditësuar.

Aplikacioni Facebook për Android mund të shkarkohet pa pagesë nga Android Market.

Lajmet e fundit>