Harduer

Përdore smartfonin tuaj për printime 3D

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Përdore smartfonin tuaj për printime 3D

3D-ScannerSkanerët tre-dimensional janë tepër të kushtueshëm, ku modelet industriale kushtojnë mijëra dollarë. Por tani ekziston një skaner 3D për telefonin tuaj, me funksionalitet afërsisht si modelet industriale, por që kushton vetëm 300 $.

Aplikacioni i quajtur Moedls, ekzekutohet në iPhone edhe iPad, dhe përdor një lazer të një cilësie konsumatore, një gramafon edhe një kuti të thjeshtë për skanim 3D të nivelit profesional. U krijua nga John Feht, një krijues më një numër projektesh Inicues në karrierën e tij. Fehr i tha Discovery News se një nga pjesët më të vështira ishte gramafoni.

“Është e vështirë gjetja e një platforme që rrotullohet në mënyrë të vazhdueshme edhe avash aq sa duhet”. Përpara se të gjente një pajisje nga Kina ai përdori një gramafon të vjetër që e përdorte për të luajtur regjistrime.

Përdoruesi e vendos telefonin në një trekëmbësh edhe e vendos objektin që kërkon të skanojë në një gramafon të lëvizshëm. Një dritë lazeri e vogël ndriçon pikat edhe pjesë të vogla të objektit. Drita e lazerit funksionon afërsisht si blici i kamerës, duke ofruar një burim ndriçimi real që kamera të fotografojë atë pjesë të objektit që ndriçohet. Ndërkohë që objekti lëviz (rrotullohet) kamera mbledh fotografitë duke ofruar një pasqyrim 3D.

A do të jetë e ardhmja me printerë 3D

Softueri aktual po pret aprovimin nga Apple për tu shfaqur në App Store dhe gjithashtu është edhe një version për Android nën zhvillim. Ekzistojnë gjithashtu aplikime që bëjnë pasqyrime 3D të imazheve duke përdorur kamerën e vet smartfonit-disa sisteme kanë edhe një sistem me dy kamera që sjell një perceptim më të thellë, por ata nuk janë edhe aq të gjithanshëm sa instalimi i një modeli të plotë 3D që dikush mund ta përdor edhe si printer 3D.

Si të printoni nga një pajisje mobile me Google Cloud Print 

Ekzistojnë gjithashtu edhe kompani që do të ofrojnë pasqyrimin 3D nga fotografitë tuaja duke përdorur modele softuerike të sofistikuara, por prapë nuk janë aq ekzakte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>