Vëzhgim

Përdoreni Google Docs për të vëzhguar uebfaqen tuaj

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Përdoreni Google Docs për të vëzhguar uebfaqen tuaj

Megjithëse janë disa shërbime për vëzhgim të uebfaqeve që e ofrojnë këtë shërbim vëzhgues dhe ofrojnë gjithashtu të dhëna të tjera,  shumë nga to janë të kufizuara për numrin e njoftimeve që iu dërgohen. Ky “dokument” për vëzhgim të uebfaqes është në duart tuaja dhe ju mund ta rregulloni atë shumë shpejt.

Për të bërë kështu, merreni një kopje të “spreadsheetit” të Google Docs. Pastaj ndryshojeni URL-në e uebfaqes me atë të uebfaqes tuaj dhe shkruani tek adresa elektronike adresën tuaj. Kjo paraqet adresën në të cilën do të merrni lajmërime për kohën kur e keni faqen nën dhe jashtë funksionit.

Pastaj në menynë Google Docs, ju duhet të shkoni në Tools –> Script Editor -> Resources -> Current Script’s Triggers. Në menynë Run, zgjedhni “isMySiteDown”, nën Events, zgjedhni “Time-driven” dhe pastaj zgidhni “Minutes timer” dhe zgjidhni nëse dëshironi të lajmëroheni çdo minutë ose 5 minuta – që të tregoni se sa shpesh dëshironi që uebfaqja juaj të kontrollohet.

Ruajeni “triggerin” dhe autorizoni Google Docs, pastaj riruajeni. Për ta vënë në funksion këtë skript, shtypeni butonin për lëshim në editorin e skriptit. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>