Analiza

Përdorimi i aplikacioneve mobile përbën 51 % të gjithë kohës së kaluar në mediumet dixhitale

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Përdorimi i aplikacioneve mobile përbën 51 % të gjithë kohës së kaluar në mediumet dixhitale

share-of-us-digital-media-time-spent-by-platformreferenceJa një statistikë interesante: koha e shpenzuar në aplikacione mobile është në kulm dhe vetëm sa shkon e rritet. Por, kthimi i të dhënave pjesë-për-pjesë bart disa fakte befasuese – si njerëzit që përdorin radion në internet, rrjetet sociale dhe fotografitë shumë më tepër në pajisjet e tyre mobile se sa në PC-të e tyre.

Për më tepër, për herë të parë, koha e shpenzuar në aplikacione mobile është më e lartë se sa në çfarëdo mediumi tjetër dixhital, duke arritur në 51 për qind. Këto të dhëna të reja vijnë nga raporti i fundit i ComScore-it për aplikacionet mobile. Kompania analitike shikoi në pothuajse 10 miliardë minuta të angazhimit të përdoruesve në aplikacione gjatë muajit maj. Vetëm një vit më parë, platformat mobile kanë arritur 50 për qind të kohës totale të përdoruesve në mediumet dixhitale dhe tani ai numër është rritur në 60 për qind – shumica e të cilës përbëhet nga qëndrimi brenda aplikacioneve.

Sipas ComScore-it, nga të gjitha kategoritë e aplikacioneve, radiot dixhitale janë vendet ku kalohet shumica e kohës, ku 96 për qind e angazhimit të përdoruesve vjen nga pajisjet mobile dhe Pandora është duke e kryesuar atë kategori. Në vendin e dytë, po ashtu me 96 për qind ishte kategoria e fotografive, ku udhëheqin aplikacionet si Instagram dhe Flickr. Kategoritë e tjera, si hartat dhe mesazhet që dërgohen në çast, po ashtu ishin shumë të përdorura në smartfonë dhe tabletë. “Derisa ndryshimi në platforma mobile vazhdon pa u pakësuar, jo çdo kategori e përmbajtjes ka përjetuar ndryshimin me të njëjtën shpejtësi,” shkroi ComScore në raportin e vet. “Në mënyrë mahnitëse, por jo ndoshta edhe aq të papritur, disa kategori interesante kanë kaluar pothuajse tërësisht në pajise mobile.”

ComScore po ashtu tregon për rëndësinë e rritjes në kategorinë e rrjeteve sociale, me aplikacionet si Facebook dhe Twitter. Derisa vetëm 70 për qind e aktivitetit të përdoruesve vjen nga pajisjet mobile, kategoria ka pësuar një ngritje të madhe gjatë vitit të fundit – angazhimi total mobil në këtë kategori është rritur për 55 për qind dhe ka marrë 31 për qind të tërë zgjerimit të internetit që nga viti 2013. “Derisa rrjetëzimi social nuk radhitet në majën e kësaj liste në mesin e kategorive me përmbajtjen më të anuar mobile, mund të thuhet që është ndoshta më e rëndësishmja,” shkroi ComScore. (PCWorld Albanian)

share-of-time-spent-by-platform-leading-categoriesreference

Lajmet e fundit>