Lajmet

Përdorimi i simboleve të emocioneve gjatë dërgimit të SMS-ve në telefonët Samsung do ju kushtojë goxha para

Feb 8 2015
0 Shpërndarje
Përdorimi i simboleve të emocioneve gjatë dërgimit të SMS-ve në telefonët Samsung do ju kushtojë goxha para

sssassasaPërpiquni shmangeni elementëve që shprehin emocion(emoticons) në telefonat si Samsung Galaxy S4 dhe Note 3 pasi përdorimi i tyre do t’ju kushtojë para. Përdoruesit e telefonave të vjetër janë surprizuar nga fakti se emotions po rëndojnë mbi faturën e tyre të telefonit. Telefonë akoma më të vjetër si Samsung Galaxy S, S2 dhe S3 e bëjnë akoma më të shtrenjtë përdorimin e ikonave. Telefonë të tjerë të përfshirë janë dhe Galaxy Note, Note 2, Note 3 dhe Galaxy Ace.

Emojis janë imazhe të vogla që mund ti bashkangjiten mesazhit. Ato përbëjnë një evolucion të emoticons që janë shkronja dhe shenja që janë të kompozuara në atë mënyrë që duken si fytyra që shprehin gjendje të ndryshme emocionale. Ato aktualisht shfaqen në mesazhe si piktura, duke treguar që nga fytyrat e deri tek ushqimet. Telefonat e rinj janë të aftë të dërgojnë emojis në tekste normale mesazhi. Por disa telefonë i dërgojnë në formë imazhesh dhe jo teksti, për të cilat operatorët dhe kompanitë telefonike tarifojnë më shumë para. Simbolet, emoticons madje dhe adresat e emailit mund të bëjnë që një mesazh i thjeshtë të kthehet në një mesazh multimedial pa lajmëruar përdoruesin.

Një shembull ekstrem vjen nga Skocia ku një përdoruese e quajtur Paula Cochrane u tarifua me 1.200 pound për shkak të përdorimit masiv të emotions. Aktualisht vetëm smartfonët e Samsung ndikohen nga diçka e tillë, ndërkohë që produktet e Apple, HTC, Nokia dhe Sony nuk e kovertojnë një mesazh të thjeshtë në një MMS. Nëse keni një telefon Samsung dhe doni të mbroheni nga diçka e tillë vizitoni panelin Settings>Text Messages> Input Mode> dhe selektoni opsionin Unicode në vend të automatic. Në këtë mënyrë fatura juaj nuk do t’ju lëjë me gojëhapur. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>