Analiza

Përdorimi i Surface po rritet, por jo falë Surface 2

Nov 28 2013
0 Shpërndarje
Përdorimi i Surface po rritet, por jo falë Surface 2

microsoft_surface_pro_2_logo_detail-100066630-largeAmbiciet e Microsoft-it për të zgjeruar përdorueshmërinë e Surface po ecin me ngadalë por jo pa efekt.

Gjatë kësaj jave, Chitika Insights i ka dërguar PCWorld-it një raport ku nxjerr në pah disa statistika mbi Surface RT dhe Surface 2, dhe surprizë! Versionet me Windows RT kanë pothuajse të njëjtin trafik në internet (sipas të dhënave që nxjerr Chitika) sa edhe tabletët Nook apo Nexus.

Sigurisht, shifrat nuk janë ndoshta atje ku duhet të ishin për një tablet që synon të zërë vendin e laptopit. Që prej uljes së çmimit të Surface RT, numri i përdoruesve që përdorin tabletin është rritur, duke kapur 6.4% të gjithë trafikut amerikan që nuk i përket iPad-it.

Ndërkohë, Chitika raporton se shumë pak prej kësaj përqindjeje i përket gjeneratës së dytë të tabletit, i cili është lançuar në muajt e fundit. Surface 2 gjeneron vetëm 6.5% të përqindjes së tabletëve Surface.

Megjithatë, këto të dhëna nuk janë edhe aq shokuese. Teksa Surface Pro 2 është një hibrid (tablet/laptop) i fuqishëm, Surface 2 i bazuar në ARM ka çmim të lartë dhe kërkon që të blini edhe aksesorët si tastiera për 120 $ për të pasur gjithë potencialin e tabletit (një Surface pa tastierë është diçka jo fort e kuptimtë duke marrë parasysh se për çfarë është projektuar tableti).

Ndërkohë, Surface 2 është më i shpejtë se Surface RT – origjinali Surface RT shitet për 350 $.

Në grafikun e mëposhtëm mund të shihni të dhënat në përqindje për tabletët në SHBA përveç iPad-it të Apple. Chitika e ka përjashtuar tregun e iPad-it në këtë pjesë të raportit për të parë më mirë pjesën tjetër të tregut, duke qenë se iPad-i përbën 80% të tij. (PCWorld Albanian)

chitika-web-tablet-traffic-by-manufacturer-100154338-large

Lajmet e fundit>