Siguri

Përdorimi i telefonave "të mençur" për njohjen e kriminelëve

Jul 14 2011
0 Shpërndarje
Përdorimi i telefonave "të mençur" për njohjen e kriminelëve

Kjo pajisje quhet MORIS, që paraqet një shkurtimesë për Mobile Offender Recongition dhe Information Syste. Zyrtarët përdorim kamerën e veçantë në MORIS dhe kapin pamje të irisit të një personi në largësi deri 12.7 deri në 15.6 cm. Sistemi pastaj analizon veçoritë e posaçme të irisit dhe i përdor të dhënat për të gjetur një përkim të mundshëm me bazën me të dhënat e kriminelëve.

Për të bërë njohjen në bazë të fytyrës, zyrtarët do të jenë në gjendje që të marrin pamje nga 154.2 cm largësi. Sistemi përdor rreth 130 veçori dalluese për të gjetur një përkim fytyror brenda bazës  me të dhënave. Sistemi i ri MORIS riformon procesion e identifikimit duke u bazuar në mënyrat e tanishme. Për momentin, zbatuesit e ligjit së pari duhet të fotografojnë me kamera dixhitale, t’i shkarkojnë këto fotografi në llaptop dhe pastaj të fillojë kërkimi duke përdorur teknologjitë e njohjes së fytyrave. MORIS vjen gjithashtu me një drejtkëndësh të vogël metalik për të skanuar gjurmët e gishtërinjëve.

Pajisja prodhohet nga një ndërmarrje e quajtur B12 Technologies, e vendosur në Plimouth, në Masaçusets. Secila pajisje, të cilat përfshijnë iPhone, kushton 3000 dollarë. Sipas Forbes, B12 është pajtuar për t’ua dhënë 1,000 pajisje të këtilla për identifikim për afro 40 agjensi.

Sidoqoftë, zbatuesit e ligjit ende duhet që të përcaktojnë udhëzimet për përdorimin e këtyre pajisjeve njohëse, të cilat mund të shkaktojnë shqetësime rreth privatësisë. Zyrtarët e tanishëm duhet që të kërkojnë leje kur duan që të fotografojnë duke u bazuar në teknologjinë e njohjes së fytyrës, por, analisti i sistemeve për Zyrën e Sherifit të Qarkut Pinellas, Scott McCallum, thotë që, sipas ligjit, ata nuk kanë nevojë për pëlqime./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>