Lajmet

Përdorimi i Windows 8 rritet me ngadalë, XP i qëndrueshëm

May 3 2013
0 Shpërndarje
Përdorimi i Windows 8 rritet me ngadalë, XP i qëndrueshëm

smaller windows 8Microsoft vazhdon të ketë pak sukses në rritjen e përdorimit të Windows 8. Në të njëjtën kohë, kompania po ndeshet me një qëndrueshmëri të përdorimit të Windows XP, sistemit operativ mbi 10 vjeçar.

Sipas të dhënave nga Net Applications, Windows 8 ka fituar shumë pak terren gjatë muajit prill – vetëm 0.5 pikë përqindje më tepër se një muaj më parë, pak a shumë e njëjta rritje si në muajin mars.

Njëkohësisht, sistemi i ri operativ po ecën larg hapave të Vista-s, që u lançua në vitin 2007 dhe konsiderohet si një sistem i dështuar operativ nga Microsoft-i.

Në fund të muajit të gjashtë pas lançimit, Vista përbënte 5.8% të të gjithë PC-ve me Windows, ndërkohë që Windows 8 ka aktualisht 1.6% më pak se kjo shifër. Por ky nuk ishte i vetmi lajm jo i mirë për Microsoft-in.

Edhe Windows XP vazhdon të mbajë një përdorim të qëndrueshëm, pavarësisht vjetërsisë së madhe të tij. Sistemi 12 vjeçar nuk do të suportohet më nga Microsoft-i duke filluar nga data 8 prill 2014, kur do të ndodhë edhe përditësimi përfundimtar lidhur me sigurinë.

Në muajin prill, Windows XP përbënte 41.7% të të gjithë sistemeve Windows në të gjithë botën, duke pësuar vetëm një rënie tepër të vogël nga 42.2% që ishte një muaj më parë.

Nëse vazhdohet me këto ritme, Windows XP do të përbëjë 30.5% të të gjithë kompjuterëve me Windows në momentin kur ky sistem operativ do të dalë nga suporti i Microsoft-it vitin tjetër.

Ndërkohë, Windows 7 dhe Vista përbëjnë së bashku 48.7% të të gjithë kompjuterëve me Windows gjatë muajit prill.

Net Applications i llogarit këto rezultate bazuar në vizitat unike që vijnë në 40 000 uebfaqet që kontrollon për klientët e saj. (PCWorld Albanian)

windows

Tags >

windows
Lajmet e fundit>