Analiza

Përdorimi i telefonëve një prej shkaqeve kryesor të aksidenteve fatale

Apr 2 2017
0 Shpërndarje
Alkoli gjithashtu vijon të ngelet shkaktar i aksidenteve. 34% e këmbësorëve dhe 15% e drejtuesve të automjeteve janë përfshir në aksidente fatale si rezultat i përdorimit të alkolit. Përdorimi i telefonëve një prej shkaqeve kryesor të aksidenteve fatale Photo Source: Getty Images

Rritja e aksidenteve me pasojë vdekjen në Shtetet e Bashkuara i është atribuar pjesërisht njerëzve të cilët përdorin telefonët e tyre gjatë drejtimit të makinës ose ecjes në rrugë.

Bilanci i vdekjeve të këmbësorëve në 2016-ën ishte 6,000, më e larta në 20 vite. Në gjashtë vitet e fundit fatalitetet janë rritur me katër herë citon raporti.

Alkoli gjithashtu vijon të ngelet shkaktar i aksidenteve. 34% e këmbësorëve dhe 15% e drejtuesve të automjeteve janë përfshir në aksidente fatale si rezultat i përdorimit të alkolit.

Disa qytete kanë ndërmarrë masat që të ballfaqohen me këtë sfidë. Që qytetin bavarez të Augsburg, janë vendosur drita të kuqe dhe jeshile për të paralajmëruar njerëzit të cilët vazhdimisht shohin telefonin e tyre.

Media sociale, WhatsApp dhe muzika janë shpërqendruesit kryesor në trafik. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>