Lajmet

Përdorni aplikacionin ASTRO për Android që të lehtësoni menaxhimin e fotove

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
Përdorni aplikacionin ASTRO për Android që të lehtësoni menaxhimin e fotove

ASTRO AndroidSa më shumë të dhëna të ruani në smartfonët tuaj aq më shumë shtohen problemet përsa i përket menaxhimit të tyre nëpër skedarë të ndryshëm.

ASTRO Android1Në këtë rast një prej aplikacioneve që lehtëson punën tuaj është ASTRO File Manager të cilin mund t’a siguroni edhe pa pagesë.

Pasi t’a hapni aplikacionin klikoni mbi skedarin Camera ose DCIM .

Në këtë skedar ndodhen të gjitha fotot që ju keni regjistruar, por as nuk i keni fshirë dhe as nuk i keni vendosur në ndonjë skedar tjetër të caktuar.

Klikoni mbi foton që do të veproni dhe mbajeni pak shtypur.

Do të vini re që rreth fotos do të krijohet një kontur me ngjyrë portokalli, në çast do të shfaqen 2 menu. Për të realizuar zhvendosjen klikoni MOVE. Më pas gjeni skedarin ku dëshironi ta vendosni këtë foto dhe klikoni për të zhvendosur imazhin.

Në rast se dëshironi që foton ta vendosni në një skedar të ri atëherë mund të klikoni tek ikona e menusë dhe më pas përzgjidhni New Folder.

Sapo të jeni në skedarin e duhur klikoni PASTE dhe veprimi ka përfunduar. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>