Lajmet

Përdorni aplikacionin portativ PasteBin për të ruajtuar te dhëna

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Përdorni aplikacionin portativ PasteBin për të ruajtuar te dhëna

Pastebin PasteBin.com ka qenë në lajme mjaft shpesh dhe të shumtën e rasteve për arsye të gabuara. Ky është vendi ku shumë hakerë, si Anonymous, shkojnë dhe ruajnë të gjitha të dhënat e marra duke hakuar web faqet.

Por PasteBin përdoret dhe për qëllime të ligjshme; programuesit e përdorin faqen për të kopjuar dhe vendosur kodet e programimit, ndërsa të tjerët mund të dëshirojnë të mbajnë një kopje në cloud të dokumentave të tyre ose të dhëna të tjera. Në cilëndo kategori që bëni pjesë, aplikacioni portativ pa pagesë i Pastebin do të ju ndihmojë që të menaxhoni gjithcka ju vendosni të ruani në Pastebin.

Duke qenë aplikacion portativ, ju mund ta mbani PasteBin brenda Dropbox-it ose USB-së suaj, sepse ai nuk ka nevojë të instalohet para përdorimit. Kur hapni aplikacionin do t’u shfaqet një kuti e lehtë për t’u përdorur ku mund të kopjoni dhe vendosni tekstet tuaja. Gjithashtu ju mund ta përdorni aplikacionin si “mysafir”, por pasja e një llogarie pa pagesë në PasteBin ju mundëson të përdorni disa karakteristika shtesë që nuk janë në dispozicion për përdoruesit “mysafirë”. Kështu që ia vlen të bëhet regjistrimi. Por ju duhet ta hapni llogarinë nga webfaqja, aplikacioni portativ nuk ua mundëson këtë.

Pak fjalë për krijimin e llogarisë. Duke qene se faqja shpesh përdoret nga hakerët, ajo është mjaft herë jashte pune, DDOS (mohim i ofrimit të shërbimit) dhe sulme të tjera hakingu. Kjo nënkupton që, edhe nëse të dhënat tuaja mbrohen nga një fjalëkalim, çdo informacion në faqe ka mundësi që të shfrytëzohet duke përfshirë edhe adresën tuaj të emailit. Kështu që për ta mbrojtur veten, krijoni të dhëna të reja që nuk kane lidhje me ndonjërën nga llogaritë tuaja online.

Përdorni një emër tjetër përdoruesi, përdorni një fjalëkalim tjetër, një adresë emaili të ndryshme, e kështu me radhë. Kjo nënkupton gjithashtu që nuk është i sigurtë për vendosjen e materialeve konfidenciale, por është një burim i shkëlqyer për të dhëna publike për të cilat nuk shqetësoheni ti ndani me të tjerët.

Pasi e keni kopjuar dhe vendosur tekstin në aplikacionin portativ Pastebin, ju keni më shume opsione nëse kyçeni. Vendosni se kur skadon qëndrimi i materialit në Pastebin, duke filluar nga 10 minuta, 1 orë, 1 ditë, 1 muaj deri në asnjëherë. Ju gjithashtu mund të zgjidhni nivelin e privatësisë, si nivel publik, privat dhe i palistuar dhe titullin e vendosjes (i cili mund të jetë thelbësor nëse dëshironi që të kerkohet nëpërmjet emrit). Pastaj klikoni “dërgo” (submit) dhe disa sekonda më vonë, faqja do të ju paraqesë këtë vendosje nën emrin e llogarisë suaj.pastebin 2

Duke marrë parasysh që aplikacioni është pa pagesë, kjo vërtet që është mjaft me vlerë. Zhvilluesi pa dyshim që mund të kishte nxjerrë përfitime nga shitja, por ai ka vendosur që ta lërë pa pagesë dhe të kërkojë donacione.

Nëse ju përdorni PasteBin rregullisht, ky aplikacion mund të themi se mund t’ju hyjë në punë dhe duhet futur në koleksionin tuaj të aplikacioneve portative.

Klikoni këtu për të shkuar tek faqja me informacione për produktin nga ku edhe mund ta bëni shkarkimin e këtij aplikacioni portativ. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>