Ja se si

Përdorni BitLocker To Go , për të mbrojtur informacionet tuaja

Dec 9 2012
0 Shpërndarje
Përdorni BitLocker To Go , për të mbrojtur informacionet tuaja

Humbja e USB-së (flash drive) tuaj para një paraqitje të madhe është një mënyrë e tmerrshme për të filluar javën.

Gjithashtu humbja e një USB- je që përmban të dhëna të vlefshme personale ose informacione konfidenciale të kompanisë mund të prishte tërë javën tuaj të punës dhe ndoshta mund të dëmtonte karrierën tuaj.

Për fat të mirë, përdoruesit e Windows mund t’iu bëjnë ballë fatkeqësive të tilla duke përdorur BitLocker. Një nga metodat më të mira për të mbajtur sekretet e Windows 8, BitLocker To Go është mishërimi i fundit i një mjeti enkriptimi që është përfshirë me versionet e Windows.

Ashtu si shumica e shërbimeve “encryption”, BitLocker mbron të dhënat tuaja duke i bërë ato të paqartë dhe të pa arritshme pa një fjalëkalim ose ndonjë formë tjetër unike të kyçjes. Për të siguruar të dhënat, BitLocker përdor një algoritëm (Advanced Encryption Standard) AES encryption me një çelës 128-bit.

Është projektuar për të mbrojtur të dhënat, duke siguruar enkriptimin për vëllime të tëra. Gjithashtu është projektuar për të siguruar të dhënat e ruajtura në një disk portativ, të tilla si një flash USB ose hard-disk drive.

Dhe me Windows 8, Microsoft-i ka përditësuar BitLocker për të shkuar me disa karakteristika të reja që e bëjnë atë më të shpejtë dhe më e lehtë për t’u përdorur se kurrë më parë.  (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>