Lajmet

Përdorni Ctrl-Shift-Esc për të aksesuar direkt Task Manager

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Përdorni Ctrl-Shift-Esc për të aksesuar direkt Task Manager

ctrl shift escWindows Task Manager është një mjet shumë i dobishëm që shërben për monitorimin e sistemit si dhe për mbylljen e sigurt të aplikacioneve që nuk po funksionojnë ashtu si duhet.

Në rast se zakonisht keni përdorur komandën Ctrl-Alt-Delete për të aksesuar Windows Task Manager atëherë jeni duke ndjekur rrugën më të gjatë.

Në vend të saj duhet të përdorni komandat nga tastiera Ctrl-Shift-Esc në mënyrë që të aksesoni direkt Task Manager.

Në Windows 8 komanda Ctrl-Alt-Delete shfaq një menu ku Task Manager është një opsion. Me përdorimin e Ctrl-Shift-Esc ju kaloni direkt tek Task Manager duke e aksesuar më shpejt atë.

Mund të duket si një kursim kohe i parëndësishëm, por në rast se hasni me të vërtetë shumë probleme me sistemin tuaj edhe përpjekja më e vogël për të mbyllur menjëherë aplikacionet problematike është shumë e dobishme. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>