Siguri

Përdorni enkriptim për të mbrojtur të dhënat

Jan 30 2009
0 Shpërndarje
Përdorni enkriptim për të mbrojtur të dhënat

altNjë dosje e fshehur diku në kompjuter e që përmban të dhëna të rëndësishme si, rezymeja dhe informacione mbi taksat, apo të dhëna të tjera të rëndësishme mund të jetë e lehtë, por gjithashtu është një minierë ari për kriminelët virtualë online, që mund të vjedhin të dhënët e tua për t’i shitur më pas në tregun e zi.
Edhe pse enkriptimi të mbron pa diskutim nga keqbërësit, në të shkuarën shumë përdorues mendonin se përdorimi i mjeteve për enkriptim nuk ja vlente mundimin. Por kohët ndryshojnë. Në gjysmën e dytë të vitit 2007 vjedhjet e laptopëve, harddisqeve dhe pajisjeve kompjuterike përbënin 57% të numrit të përgjithshëm të vjedhjeve të informacioneve të rëndësishme të raportuara nga kompanitë, kjo, sipas Symantec.
Për fat të mirë, me shtimin e vjedhjes të të dhënave dhe mjetet e enkriptimit janë bërë më të lehta për t’u përdorur. Sot, një listë opsionesh, falas ose me pagesë, ndihmojnë në sigurimin e të dhënave, qoftë dhe në rastet kur dikush humb laptopin, apo ka një ndërhyrje pirate në PC.

Me enkriptu gjithçka
Enkriptimi i plotë i diskut mbron gjithçka të ruajtur në atë harddisk, edhe në rastet kur përfundon “pa dashje” në xhepin e dikujt tjetër.
BitLocker, një vegël e inkorporuar në Vista Enterprise dhe Vista Ultimate, jep mbrojtjen e duhur. Programin do mund ta gjeni në Windows Security Control Panel.
The përdoruesit e Windows më të vjetër, si dhe të pasionuarit e MAC dhe Linux kanë mundësi të tjera, gjithashtu. TrueCrypt (find.pcworld.com/61859) është një program enkriptimi falas, me kod të hapur dhe i lehtë për t’u përdorur, që mbahet aktiv nga një komunitet zhvilluesish. Nëse do ndjeheshe më mirë me një program komercial me tipare të plota, mund të konsiderosh PGP Desktop (99$, find.pcworld.com/61860). Për inkriptimin e Flashdisqeve për USB, përdoruesit e Windows mund të marrin falas Rohos Mini Drive (find.pcworld.com/61861).
Nga ana tjetër, enkriptimi mbron vetëm dosjet dhe dokumentet e specifikuara nga përdoruesi. Do të duhet të krijoni një dosje apo disk vitual ku enkriprohen automatikisht të gjitha të dhënat që ruani aty dhe për sa kohë që dosja apo disku nuk lihet hapur, askush nuk do të mund të hyjë e të shohë informacionin e mbrojtur. Në kontrast, nëse konfiguroni kompjuterin me inkriptim të plotë të disqeve, nuk do keni mbrojtje pasi të keni hyrë dhe hapur diskun.
Enkriptimi mbron dhe kundër aksidenteve, si në rastet e konfigurimit të File Sharing e gabuar apo si rezultat i ndonjë gabimi të sistemit. I vetmi rrezik, në krahasim me mbrojtjen që jep enkriptimi i plotë i diskut, është harrimi nga ana e përdoruesit dhe ruajtja e një dokumenti të rëndësishëm në një vend jashtë dosjes së enkriptuar. Nëse doni mbrojtje maksimale mund të përdorni në të njëjtin disk, enkriptim total dhe the të pjesshëm të diskut, njëkohësisht.

Konfigurimi
Për të konfiguruar një dokument apo dosje për enkriptim me një program si TrueCrypt dhe PGP Desktop, hapni aplikacionin dhe zgjidhni krijimin e një disku virtual, që do të marrë një gërmë të re në Explorer (C:, D:, etj) ose një dosje të enkriptuar. Do ju duhet të zgjidhni një fjalëkalim të fortë dhe llojin e enkriptimit, por zakonisht parakonfigurimi nga programi është OK.
Pasi të krijoni diskun virtual apo dosjen mund ta hapësh kurdo që do duhet, thjesht me një dopjoklikim dhe futje të fjalëkalimit. Më pas mund të ruani të dhënat si në çdo dosje apo disk tjetër.
Përdoruesit e MAC OS X mund të përdorin FileVault, të inkorporuar në sistem për të enkriptuar direktorinë qendrore përmes komponentit të sigurisë në System Preferences. FileVault mund dhe të krijojë disqe virtualë të enkriptuar, që mund të lëvizen në një Flashdisk ose harddisk të jashtëm, përmes Disk Utility. BitLocker nuk lejon enkriptimin e dokumenteve, por një dokument i enkriptuar me një aplikacion tjetër enkriptimi në një sistem operativ, mund të hapet edhe në sisteme të tjerë, një tipar i favorshëm ky për personat që përdorin sisteme operativë të ndryshëm.
Enkriptimi i postës elektronike nuk përdoret shumë jashtë disa industrive të veçanta. Kërkon shkëmbimin e një çelësi ekstra me korrespodentit. PGP dhe Gnu Privacy Guard project bëjnë dhe enkriptimin e e-mail.

S’ka ngadalësim, por veç një hap prapa
Një kompjuter i mirë sot arrin të bëjë enkriptimin dhe dekriptimin e të dhënave, pa pasur ndonjë ngadalësim të punës. Por mbrojtja e të dhënave me enkriptim kërkon mbajtjen mend të një fjalëkalimi dhe humbja e këtij çelësi është si humbja e çelësit të një kasaforte të pakapshme. Mund të mos rimerni dot kurrë të dhënat e enkriptuara.
Një tjetër dobësi del në rastet e ruajtjes të të dhënave të paenkriptuara në një flashdisk apo harddisk të lëvizshëm dhe nuk enkripton kopjet.
“Shumë prej nesh kanë disqe jashtë kompjuterëve”, thotë Xhon Dasher një drejtor marketingu për kompaninë e enkriptimit PGP.
“Nuk ka kuptim të enkriptosh harddiskun, nëse të dhënat e tua më të rëndësishme ndodhen në një flashdisk mbi tavolinën tuaj të punës.”
Në përfundim, edhe sistemi më i fortë i enkriptimit nuk mund të mbrojë nëse një keqbërës arrin të hyjë në kompjuter online, duke instaluar një Keylogger. Ky mund të vjedhë të dhënat dhe fjalëkalimet gjatë kohës që ju shkruani, bile mund të kapë dhe të dërgojë dhe foto të monitorit.  Nuk ka rëndësi pra në këtë rast se si ruhen apo dërgohen të dhënat sepse keqbërësi do të mund t’i shohë dhe pa pasur një fjalëkalim. Përdorni një antivirus të mirë dhe azhurnoni të gjithë programet, jo vetëm sistemin operativ, për t’u mbrojtur nga kërcënimet e sigurisë.
 

Lajmet e fundit>