Lajmet

Përdorni Free-OCR për konvertime të thjeshta të teksteve

Jul 13 2013
0 Shpërndarje
Përdorni Free-OCR për konvertime të thjeshta të teksteve

Programet OCR (Optical Character Recognition) përdoren për konvertimin e teksteve nëpër dokumenta të skanuar ose foto në tekst të editueshëm.

Megjithatë për të konvertuar dokumente të thjeshta nuk është e nevojshme që të instaloni një program të plotë OCR, për këtë do të mjaftonte edhe një shërbim i thjeshtë si Free OCR ku mund të ngarkoni dhe të skanoni dokumenta prej 2 MB. Free OCR suporton 29 gjuhë përfshirë këtu anglishten.

Për përdorimin e këtij shërbimi nuk është e nevojshme që të regjistroheni apo të konfirmoni nëpërmjet adresës e-mail, mjafton thjesht që të plotësoni një tekst të zakonshëm Captcha.

Free-OCR funksionon shumë mirë sidomos me tekstet standarde. Duhet pasur parasysh se nuk rikrijon dokumentet për të ofruar rezultatin, por thjesht ekstrakton tekstin në një kuti ku mund të merret nëpërmjet Cut & Paste. Në rast se dokumenti që kërkoni të konvertoni përfshin edhe grafikë atëherë shkalla e saktësisë së konvertimit mund të mos jetë maksimale.

Free-OCR nuk është i përshtatshëm për dokumente komplekse ose të përmasave të mëdha, por në rastet kur keni nevojë për konvertime të shpejta të dokumentave të thjeshta atëherë është zgjedhja më praktike. (PCWorld Albanian)

freeocr

Lajmet e fundit>