Biznes

Përdorni makinat virtuale për biznesin tuaj

Apr 8 2010
0 Shpërndarje
Përdorni makinat virtuale për biznesin tuaj

Virtualizimi mund të përmirësojë shpëtimin apo kthimin nga ndonjë katastrofë, të bëjë balancim dhe testim softueri, të reduktojë kostot e softuerit, të kursejë energji dhe të zvogëlojë hapësirën fizike për qendrën tuaj të të dhënave.

Para se të futeni thellë në këtë teknologji, ja disa këshilla se si duhet të veproni.
Vendosni për qëllimet tuaja: A dëshironi që virtualizimi të ofrojë fleksibilitet më të mirë në operacionet e qendrës suaj të të dhënave? Të përmirësoni tepricën e skedarëve dhe kthimin nga ndonjë katastrofë e mundshme teknologjike? Të ulni kostot e harduerit dhe softuerit? Të ulni numrin e të punësuarve në departamentin e IT-së? Të zvogëloni faturën tuaj të energjisë elektrike? Të shmangni ndërtimin e një qendre të re të të dhënave?
Virtualizimi mund t’ju ndihmojë të arrini të gjitha këto. Për më shumë, do t’ju lejojë të përdorni aplikacione që përdorin një sistem operativ ndryshe nga atë që përdorin shumica e kompjuterëve dhe mund të ofrojë funksionin e PC-ve virtuale në gjithë rrjetin, duke i lejuar stafit tuaj të punojnë nga distanca.
Pasi të rregullohen, serverët virtualë janë shumë më fleksibilë dhe më të lehtë për t’u përkrahur sesa serverët fizikë dhe kjo do të thotë më pak serverë fizikë në qendrën tuaj të të dhënave. Reduktimi i sasisë së harduerit për server redukton energjinë tuaj, ftohjen dhe nevojën për hapësirë fizike – dhe kjo do të thotë se shpenzimet do të ulen – nganjëherë në mënyrë dramatike.
Vlerësoni aplikacionet tuaja: Kur të ndërtoni një program virtualizimi, kontaktoni prodhuesit e softuerit tuaj të biznesit së pari. A e përkrahin virtualizimin, nëse po, në çfarë platforme? A kanë ndonjë rekomandim për harduer? A kanë forume për përdoruesit e tyre?

Krahasoni VMware me Microsoft: Në zgjedhjen e supervizorit (softueri i cili bën të mundur virtualizimin), ju mund të mos keni zgjedhje të madhe. Nëse aplikacionet tuaja kryesore përkrahin vetëm një supervizor ose ndonjë tjetër, të themi VMware ESXi ose Microsoft HyperVisor, zgjedhja ju imponohet. Nëse migrimi i lehtë është ajo që kërkoni, dëgjoni këshillat e prodhuesve të aplikacioneve tuaja. Parimisht ata e dinë se cila është zgjedhja më e mirë për ju.
Sigurohuni që keni rregulluar çështjet e përkrahjes para se të vendoseni në ndonjë platformë të re. Gjithashtu shikoni për çmimet; Microsoft-i ka zhvilluar disa skema të përshtatshme çmimesh.
Përcaktoni nevojat tuaja harduerike: Prodhuesit më të mëdhenj të harduerit ofrojnë sisteme të lidhura me virtualizimin, shumë shpesh të parapërgatitura dhe shpesh me çmime atraktive. Sistemet gjithashtu mund të vijnë me përkrahje të specializuar nga prodhuesit.

Një mënyrë për të pasur një ide rreth harduerit është të vizitoni faqen e Dell rreth Këshillimit për Virtualizimin (find.pcworld.com/63494), ku do të pyeteni se çfarë jeni duke përdorur sot dhe çfarë dëshironi të arrini dhe pastaj ju ofron konfigurimin e harduerit/softuerit që të arrini të gjitha qëllimet.
Zbuloni se sa serverë ju duhen: Disa kompani të vogla përdorin një server të vetëm fizik dhe ruajnë pjesë rezervë për emergjenca. Kompanitë e tjera blejnë dy apo më shumë serverë dhe mund të përdorin Clusstering për të ofruar bollëk në hapësirë.

Ju mund ta përdorni serverin virtual në serverin e njëjtë fizik ose te ndonjë server tjetër. Nëse përdorni disa serverë, ju mund të lëvizni aplikacionet me opsionin drag and drop nga një server në tjetrin ndërkohë që aplikacioni është duke punuar. Ky është një përfitim shumë i rëndësishëm i virtualizimit.
Serverët gjerues ofrojnë shumë përfitime – me kosto të ulura- dhe llogarisin rrezikun që është i pranueshëm prej jush dhe ju tregojnë planin e shpenzimeve.
Dini se ku të kërkoni ndihmë: Përkrahja e prodhuesit mund të jetë e shkëlqyer, por ka disa kufizime. Të gjithë furnizuesit e mëdhenj ofrojnë forume për diskutim rreth produkteve dhe zgjidhjen e problemeve në mesin e konsumatorëve. Përkrahja për problemet me virtualizim nga përdoruesit e tjerë mund t’ju ndihmojë edhe aty ku furnizuesi i softuerit nuk mund t’ju ndihmojë.
Gjithashtu mund të angazhoni ndonjë këshillues që të zgjidhë problemet që mund të hasni. Kjo nuk është edhe aq e nevojshme nëse tashmë jeni duke menaxhuar ndonjë server fizik dhe dëshironi të eksperimentoni në ambientin e virtualizimit.

Pak nga bizneset do të dëshironin të angazhonin ndonjë kompani që të menaxhonte projektin e tyre të virtualizimit për shkak të mungesës së stafit të IT-së. Kompanitë e mëdha mund të preferojnë të angazhojnë këshillues për kryerjen e këtyre punëve.

Përdorni virtualizimin në desktop: Virtualizimi nuk është vetëm për aplikacione për server. Për shembull “XP mode” në Windows 7 aktualisht është kopje e Microsoft Virtual PC, e cila mund të punojë me Windows XP bashkërisht me sistemin operativ të ri.

Përmes virtualizimit të desktopit, një kompjuter i vetëm mund të punojë me disa sisteme operative të kompanisë suaj, duke lejuar testim të lehtë për aplikacionet e reja të cilat do t’u shpërndahen punonjësve.
Përdorni aksesin nga distanca: Një server mund të ofrojë një desktop dhe aplikacionet e veta në një PC në distancë, duke vepruar si terminal. Në disa industri apo biznese ku kontrolli mbi desktopin e përdoruesit është shumë i rreptë, ky opsion është shumë i përshtatshëm. Ta keni parasysh që ofrimi i mundësisë së përdorimit të desktopit në mënyrë virtuale ka të bëjë me punën në rrjet dhe server, por performanca e aplikacioneve mund të mos jetë gjithmonë shumë e kënaqshme.

Lajmet e fundit>