Biznes

Përdorni NAS në biznesin tuaj të vogël

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Përdorni NAS në biznesin tuaj të vogël

Kur biznesi juaj të ketë më shumë se një punëtor, do të filloni të ballafaqoheni me problemin e menaxhimit të informacioneve. Si t’i ruani të dhënat në mënyrë të vjetër dhe t’i bëni të aksesueshme për njerëz të ndryshëm, të cilët kanë nevojë të punojnë me to në kompaninë tuaj? Kompanitë e mëdha kanë departamente të IT-së, të cilat kujdesen për rrjetet komplekse të kompjuterëve, por shumica e bizneseve të vogla janë të detyruara të nxjerrin maksimumin e punës brenda kohës së caktuar pa u munduar shumë për sistemet e komplikuara të kompjuterëve.

Muzgu i serverëve të dedikuar
Fatmirësisht, rrjetet e kompjuterëve janë bërë më të lehta për t’u instaluar dhe përdorur në vitet e fundit, për dallim nga e kaluara. Nuk ju duhet server i dedikuar dhe shumë kompanive u duket u mjaftueshëm rrjeti lokal, i cili llogaritet investim i vlefshëm nëse përdoret vetëm për të përdorur bashkërisht burime si lidhja e internetit ose printeri. Sot është më lehtë se kurrë të shkëmbeni të dhëna në rrjet.
Mënyra më e lehtë e shkëmbimit të të dhënave është të lejoni që kompjuterë të tjerë në rrjetin tuaj të shohin pjesë të hard diskut të sistemit tuaj, por fatkeqësisht të dhënat janë në dispozicion për të tjerët vetëm kur kompjuteri është aktiv. Rregullimi i një sistemi tjetër të hapësirës në të cilin do të kishin akses të gjithë në çdo kohë do ta zgjidhte këtë problem. Produktet e tilla, të cilat janë të njohura si Network Attached Strage (NAS), janë një opsion i lirë dhe i sofistikuar për biznese të vogla (ato janë mjaft të dobishme edhe në shtëpi, ku mund të shkëmbeni MP3 audio skedarë në rrjetin shtëpiak).

Hapat e parë me pajisjet NAS
Siç tregon edhe emri, pajisja NAS është e lidhur direkt në rrjetin tuaj. Përdorni kabllon ethernet që ta lidhni në cilindo switch apo router dhe më pas futeni në prizë elektrike. Nëse kjo pajisje është një pjesë mjaft e rëndësishme në infrastrukturën tuaj, merrni në konsideratë të vendosni edhe një ushqyes rryme për të.
Kur vendosni pajisjen NAS në të, ajo do të aktivizohet, do të komunikojë me rrjetin tuaj dhe do të marrë adresën e rrjetit. Në atë pikë, është gati për të punuar.
Konfigurimi i pajisjes është mjaft i lehtë. Nëse vendosni të ndryshoni opsionet e përcaktuara – si për shembull të caktoni se cili grup ka akses të limituar në disa dosje – aplikacionet e pajisjes do t’ju udhëzojnë nëpër gjithë procesin. Në secilin rast, pajisja do të ketë një web faqe përmes së cilës mund të kontrolloni pajisjen nga cilido shfletues. Shkruani adresën IP të pajisjes suaj në shfletues dhe do të shihni një dritare identifikimi, ku kërkohet identifikimi dhe fjalëkalimi. Nga aty mund të rregulloni përdoruesit dhe grupet, opsionet për backup dhe të aktivizoni tiparet, si pëpr shembull futja në internet.
Për akses sa më të lehtë, do të dëshironit që kompjuteri juaj ta trajtonte atë si një hard disk tjetër në kompjuterin tuaj. Ja se si mund ta bëni atë në Windows XP:
Hapni Windows Explorer dhe zgjidhni Tools•Map Network Drive. Map Network Drive ju lejon të caktoni një shkronjë për përdorim me diskun e ri. Mund të përdorni cilëndo shkronjë të cilën tashmë kompjuteri juaj nuk është duke e përdorur. Kemi vendosur që pajisjen tonë ta emërtojmë me shkronjën Y, por mund të kishim përdorur edhe shkronjën R si “Rrjet”.
Pastaj klikoni butonin Browse, që të gjeni pajisjen tuaj NAS në rrjet. Dritarja ‘Browse for Folder’ ju lejon të gjeni pajisjen në rrjetin tuaj Windows dhe ta lidhni atë për të pasur akses të përbashkët në pajisjen NAS.
Pasi ta keni zgjedhur dosjen, klikoni OK që të ktheheni në dritaren Map Network Drive. Në pjesën e sipërme të dritares do të shihni një kuti të emërtuar ‘Reconnect at logon’. Nëse vendosni shenjën e selektimit aty, kompjuteri juaj automatikisht do të lidhet në pajisjen NAS kur të startojë, kështu që nuk do t’ju duhet të kaloni më përmes këtyre hapave.

Konfigurimi i NAS në Vista
Hapat në Vista janë pothuajse identikë si në XP. Në opsionin Folders të Windows Explorer, zgjidhni Computer dhe pastaj klikoni opsionin Map Network Drive në pjesën e sipërme të dritares. Kutia dialoguese e The Map Network Drive ka opsionet e njëjta në Vista si në XP (të përshkruar më lart). Edhe tipari ‘Browse for Folder’ punon njëlloj si në XP.
Kam shpjeguar se sa lehtë është të lidhni pajisjet NAS. Nuk duhet të dini marifete të vështira rrjetesh, ndonjë gjë për adresa IP, skedarë sistemesh ose Linux. Duhet të hapni vetëm dy dritare dhe me kaq përfundon. Pajisja NAS do të shfaqet si një hard disk tjetër në kompjuterin tuaj. Shpresoj që këto udhëzime do t’ju ndihmojnë mjaft dhe do të instaloni një pajisje NAS në rrjetin tuaj.

Lajmet e fundit>