Lajmet

Përdorni një numër Google Voice për të mos ekspozuar numrin tuaj personal të telefonit

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Përdorni një numër Google Voice për të mos ekspozuar numrin tuaj personal të telefonit

Një nga mënyrat më të mira për të mos e ekspozuar numrin tuaj është përdorimi i Google Voice.

Kur regjistroheni për Google Voice, veprim të cilin mund ta kryeni përmes një llogarie të re ose ekzistuese në Google/Gmail, do t’ju shfaqet opsioni i zgjedhjes së një numri të ri telefoni (Mund të bartni edhe një numër ekzistues, por kjo nuk është pjesë e kësaj teme).

Numrin tuaj Google Voice mund ta përdorni në rastet kur doni të regjistroheni në një faqe online dhe ju kërkohet numri i telefonit. Nëse nuk doni të jepni numrin tuaj personal, qoftë atë të celularit, qoftë atë të shtëpisë, mund të përdorni Google Voice.

Kjo alternativë vlen veçanërisht për njerëzit të cilët janë të shqetësuar mbi privatësinë. Për shembull, ndoshta ju nuk dëshironi të bezdiseni nga telemarketerët, apo thjesht nuk dëshironi që kontaktet tuaja personale të jenë të ekspozuara në rastet kur një haker mund të ndërhyjë në faqen ku jeni regjistruar.

Avantazhi i Google Voice është se, sa herë që dikush i telefonon atij numri, do të njoftoheni vetëm me email. Më pas mund të hyni online dhe të kontrolloni mesazhet zanore.

Skype nxjerr versionin testues për video-mesazhe

Disavantazhi qëndron në rastet kur dëshironi të blini diçka online. Nëse numri juaj i telefonit nuk përkon me atë që është regjistruar në kartën e kreditit, porosia mund të mos kryhet. (PCWorld Albanian)

google voice

Tags >

Google
Lajmet e fundit>