Lajmet

Përdorni OblyTile për të stiluar dritaret në Windows 8

Jul 26 2013
0 Shpërndarje
Përdorni OblyTile për të stiluar dritaret në Windows 8

Karakteristika më e tërheqëse e Windows 8 është ndërfaqja kryesore e ndërtuar prej dritaresh të vogla të cilat në pamje të parë duken interesante për t’u përdorur.

Megjithatë edhe kjo ndërfaqe ka disavantazhet e saj kur bëhet fjalë për insatlimin e aplikacioneve të cilat nuk janë pjesë e Windows App Store, në këtë rast dritarja e programit të ri fillon të mos duket shumë e rregullt pasi nuk përshtatet mirë me dritaret ekzistuese.

Për të ndihmuar përdoruesit në gjenerimin e dritareve të rregullta dhe estetike është krijuar aplikacioni për desktop OblyTile përdorimi i të cilit është shumë i thjeshtë.

Arsyeja pse dritaret e shumë prej aplikacioneve duken çuditshëm është vendosja në dritare e logos standarde të programit e cila nuk është e optimizuar për menunë e re të Windows 8. Ikonat mund të jenë shumë të vogla ose shumë të mëdha dhe nuk përshtaten plotësisht me përmasat e dritares.

OblyTile pavarësisht se gjeneron dritare të reja përsëri nuk përfshin në bazën e vet të të dhënave ikona të reja. Për të shkarkuar ikona të gatshme të cilësisë së lartë përdoruesit mund të kërkojnë në faqe ueb të tilla si ICON ARCHIVE.

Sapo të hapni OblyTile do të vini re shfaqjen e listës së aplikacioneve të instaluar në kompjuter, mjafton që të përzgjidhni njërin prej tyre, përcaktoni ngjyrën e sfondit dhe të tekstit dhe klikoni “Create Tile” dhe kështu brenda pak minutash do të mund të stiloni faqen kryesore sipas dëshirës. (PCWorld Albanin)

oblytile

Lajmet e fundit>