Lajmet

Përdorni rrjetin Facebook për të gjetur punën tuaj të ardhshme në vend të LinkedIn-it

May 11 2014
0 Shpërndarje
Përdorni rrjetin Facebook për të gjetur punën tuaj të ardhshme në vend të LinkedIn-it

o1h9ueenrjepypwqwoebLinkedIn është një mundësi e popullarizuar për rrjetëzim biznesesh dhe për kërkim të punëve. Sidoqoftë, rekrutuesi Stéphane Le Viet thotë që Facebook mund të jetë një mjet edhe më e mirë për të gjetur një punë. Facebook është vendi ku mund të lidhemi me shokë, por është i mirë për më tepër se sa vetëm postimi i shakave dhe shikimi i fotografive me mace. Duke u bërë me dije shokëve tuaj në Facebook se çfarë pune kërkoni ose duke iu treguar të tjerëve rreth punëve në kompaninë tuaj mund të jetë një gjë mjaft e përshtatshme:

“Ajo që bën në Facebook është shpërndarja e përmbajtjes gjatë gjithë ditës, kështu që shpërndarja (e informacioneve) rreth punëve është mjaft e natyrshme,” thotë ai. Kur e konsideroni që referimet nga punonjësit janë burimet më të mira (dhe më të shpejta) të punësimeve të cilësisë së lartë, thotë Le Viet, “Facebook është vendi më i mirë në botë për ta bërë atë gjë sepse i njihni njerëzit në rrjetin tuaj shumë më mirë se sa në LinkedIn.”

Shokët tanë janë të informuar për punët përpara se një punëdhënës të postojë informacione në lidhje me atë vend pune. Ata mund të ju ofrojnë mundësinë e gjetjes së punës dhe punësimit. Nëse për momentin jeni të punësuar, sigurohuni që i rregulloni fillimisht opsionet për privatësi.

Ngjashëm, ju mund të mësoni rreth kulturës së një kompanie dhe posteve në punë hulumtuese në ndonjë faqe të ndonjë kompanie në Facebook. Facebook nuk kërkon para për të postuar vende të punës, kështu që disa kompani së pari mund të postojnë në këtë rrjet. Rekrutuesit madje janë duke përdorur reklama në Facebook për të synuar kërkuesit e mundshëm, kështu që, klikoni këtu për të mësuar edhe për më tepër mënyra se si ta shfrytëzoni rrjetin Facebook për ta gjetur punën tuaj të ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>