Ja se si

Përdorni shtresat e rregullimit për të modifikuar fotot

Apr 15 2010
0 Shpërndarje
Përdorni shtresat e rregullimit për të modifikuar fotot

Po përdor Adobe Photoshop Elements, por çdo program tjetër fotografik që mbështet shtresat mund të përdoret.

Hapni foton tuaj. Zgjidhni Layer•New Adjustment Layer dhe vini re opsionet. Për të përmirësuar ekspozimin përdorni Levels apo Brightness/Contrast. Për të ndryshuar ngopjen e ngjyrave (apo dhe ta çngjyrosni foton pothuajse në një imazh bardhezi) provoni Hue/Saturation.

Për shembullin tonë zgjidhni Levels dhe klikoni OK në dritaren dialoguese të New Layer. Në kontrollet e Levels rregulloni white point, black point dhe gamma dhe klikoni OK.
Falë shtresave, nuk keni ndryshuar origjinalin. Teknika ju lejon të shtyheni shumë larg dhe më pas të optimizoni rezultatin. Tani mund të përzieni origjinalin me shtresën rregulluese. Klikoni Opacity në paletën e shtresave dhe largohuni nga vlera 100 për qind derisa të arrini rezultatin e kërkuar.

Po nëse programi juaj nuk ka shtresa rregulluese apo nuk ka opsion për një rregullim të caktuar? Supozoni se doni të mprehtësoni një imazh në Elements. Hapni foton dhe zgjidhni Layer•Duplicate Layer. Me shtresën e sipërme të selektuar në paletën e shtresave klikoni Enhance•Unsharp Mask dhe vendosni mprehtësinë. Pasi të keni bërë këtë rregullim në shtresë, mund të përdorni mjetin Ereaser për të eliminuar efektin në mënyrë selektive; për shembull mund të dëshironi të hiqni efektin nga fytyrat e personave dhe ta lini atë te sfondi.

Lajmet e fundit>