Lajmet

Përdorni uebfaqen mobile të Facebook-ut për të harxhuar më pak baterinë e smartfonit

Jun 18 2013
0 Shpërndarje
Përdorni uebfaqen mobile të Facebook-ut për të harxhuar më pak baterinë e smartfonit

k bigpicAplikacioni i Facebook-ut për celular nuk është më aq keq sa ka qenë më parë, megjithatë ka ende disa probleme: është disi i ngadaltë, harxhon baterinë edhe kur nuk e përdorni si dhe kërkon t’i jepni lloj-lloj aksesesh nga telefoni juaj.

Dëshironi diçka më të mirë? Uebfaqja mobile e Facebook-ut ofron një përvojë identike me aplikacionin, por pa problemet e mësipërme.

Ja si të veproni nëse dëshironi ta hiqni aplikacionin nga telefoni juaj:

Përdoruesit e Android:

1. Hapni aplikacionin Play Store dhe kërkoni “Facebook.” Klikoni butonin “Uninstall.”

2. Hapni shfletuesin që përdorni zakonisht dhe shkruani facebook.com. Hyni në faqe me të dhënat tuaja. Më pas shtypni butonin Menu dhe ruajeni faqen e Facebook-ut në faqet tuaja të preferuara (bookmarks).

3. Shkoni në ekranin kryesor (home screen) dhe mbani të shtypur një hapësirë boshe. Zgjidhni Shortcuts nga menuja, më pas Bookmark, dhe zgjidhni linkun e Facebook-ut, pra atë që sapo krijuat. Tani keni në ekranin tuaj një shortcut që ju çon menjëherë në Facebook, me një klikim të vetëm, ashtu si tek aplikacioni. Ndryshimi? Konsum i reduktuar baterie.

Përdoruesit e iPhone:

1. Mbani të shtypur aplikacionin Facebook dhe klikoni “X” për ta çinstaluar.

2. Hapni Safari-n, shkruani facebook.com dhe hyni në faqe me të dhënat tuaja.

3. Klikoni butonin “Share” në shiritin që ndodhet poshtë dhe klikoni “Add to Home Screen.” Mund ta emërtoni me çfarëdolloj emri të dëshironi. Më pas klikoni “Add.” Tani keni në ekranin tuaj një shortcut që ju çon menjëherë në Facebook, me një klikim të vetëm, ashtu si tek aplikacioni. Ndryshimi? Konsum i reduktuar baterie. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>