Ja se si

Përdorni vegla falas online, në Gmail, për të zgjidhur problemet me e-mail

Feb 2 2009
0 Shpërndarje
Përdorni vegla falas online, në Gmail, për të zgjidhur problemet me e-mail

 

 

Kontrollimi i shumë llogarive Gmail është i dhimbshëm, me identifikim dhe ç’identifikim hetë andej herë këtej. Kjo është arsyeja pse unë përdor shpesh shtesat e Firefox:
Njëjtë me emrin, shtesa ju lejon të menaxhoni disa llogari Gmail direkt nga shfletuesi. Pasi të instaloni dhe konfiguroni llogarinë te Preferences, do të hapet shiriti i statusit në këndin e djathtë poshtë, në dritaren e shfletuesit. Kaloni me kursor mbi të për një listë më të zgjeruar për mesazhet e reja. Klikoni për ta hapur Gmail në një fushë të re, ose klikoni me tastin e djathtë për ndonjë llogari tjetër.
Gmail Manager ka shumë opsione që mund të ndryshoni, si për shembull lajmërimi për e-mail të ri, numëruesi i mesazheve të palexuar dhe një kuti pop-up. Aplikacioni bën gjithë ato gjëra që do të dëshironit të kishit nga leximi i shkurtuar i e-mail. Kjo është një shtesë e dobishme dhe e domosdoshme për të gjithë ata që përdorin Gmail.
 

Secili ka metodën e preferuar për luftimin e spamit të padëshiruar në gjithë botën. Veglat si MailWasher dhe SpamAssasin e kryejnë punën për disa gjëra, por unë preferoj një opsion tjetër: Gmail.
Shërbimi universal i Google kryen punën mirë sa i përket filtrimit të mbeturinave, por jo vetëm për llogaritë Gmail. Shikoni, unë kam një domain personal (ta quajmë hasslefreepc.com) që e përdor si e-mail kryesor. Ai bombardohet vazhdimisht me spam. Duke përdorur disa nga tiparet e Gmail, e pastroj kutinë inbox me rreth 99.9% të këtyre mesazheve. Ja procesi në hapa të shpejtë:

 

 

 

1.Krijoni një llogari të re Gmail. (Unë e kisha tashmë një, por e krijova një të dytë të dedikuar ekskluzivisht për e-mail nga domaini im.)

2.Klikoni linkun Settings tek Gmail dhe hapni fushën Accounts.

3.Zgjidhni Add another e-mail account dhe konfiguroni Gmail për të marrë mesazhet nga serveri i domainit dhe që mos lini kopjet atje. Në të kundërt, serveri do të mbushet dhe do të fillojë të refuzojë mesazhet. Në këtë pikë, Gmail automatikisht do të kontrollojë nëse ka spam kur t’i merr mesazhet nga serveri.

4.Ndoshta nuk do t’ju pëlqejë Gmail i bazuar në shfletues si destinacioni kryesor për e-mail, duke preferuar Outlook në desktopin dhe kontrollimin e e-mail përmes telefonit. Nëse është kështu, Forwarding and POP/IMAP e Gmail aktivizon IMAP, për të lejuar komunikim në dy rrugë mes Gmail dhe klientëve tjerë.

5.Ndiqni udhëzimet për konfigurimin e Gmail për të rregulluar IMAP me Outlook dhe ndonjë klient e-mail tjetër që dëshironi të përdorni.

 

 

 

 

Tani, kur të marr e-mail përmes Outlook ose telefonit, nuk ka ndonjë shenjë të Gmail përveç se do të keni më pak spam, që është filtruar gjatë rrugës dhe ruajtur në dosjen Spam në Gmail, ku mund të shikoj nëse ka ndonjë gabim.

Me fjalë tjera, Gmail vepron si filtrues i spamit mes domainit dhe PC-së ose telefonit. Dhe si bonus, më lejon të ketë qasje në e-mail tim në Web, i cili është i dobishëm në disa raste.

Lajmet e fundit>