Analiza

Përdorues të smartfonit Lumia 520 kujdes! Mos instaloni versionin eksperimental të Windows 10

Apr 17 2015
0 Shpërndarje
Përdorues të smartfonit Lumia 520 kujdes! Mos instaloni versionin eksperimental të Windows 10

lumia-520-100579677-largeNdërtimi më i fundit eksperimental i Windows 10 për telefonët solli shfletuesin Spartan si dhe një numër të konsiderushëm aplikacionesh universale. Por ky version i Windows 10 solli edhe probleme fatale për përdoruesit e një telefoni Lumia 520. Ky model është telefoni Windows më popullor në botë.

Një punojës i Microsoft shpjegoi kështu në forumin e Windows Insider:

“Po marrim disa raportime për dështime të sistemit operativ në telefonët Lumia 520/525/526 gjatë përpjekjeve për tu kthyer përsëri në Windows Phone 8.1 nga Windows 10. Aktualisht po ndërprejmë dërgimin e përditësimit të Windows në këto modele gjersa të kemi një përgjigje zyrtare të hetimit që po kryejmë lidhur me problemet”.

windows-phone-stats-100579678-largeZotëruesit e këtij telefoni Windows u shprehën të zemëruar duke thënë se kishin shkatërruar telefonët e tyre me instalimin e këtij versioni eksperimental të Windows 10 në Lumia 520.

Ky smartfon, është modeli më popullor ndër telefonët Windows në të gjithë botën. Shitjet e këtij smartfoni 100 dollarësh zotërojnë 24.5 % të shitjeve totale të telefonëve Windows. Nëse akoma nuk e keni instaluar Windows 10 në telefonin tuaj Lumia 520, atëherë jeni me fat dhe ju këshillojmë të mos e provoni fare. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>